LIVE UPDATES
Insights

Pengmarrja totale e shtetit oligarkik

25 March 2019, 10:11 Nga DOSJA
Pengmarrja totale e shtetit oligarkik

Ngjarjet e fundit politike dhe kriminale ne Shqipëri kanë treguar se ka rënë krejtësisht rendi publik, kjo si pasojë e kapjes së qeverisë, parlamentit, prokurorisë, policisë dhe gjithë strukturave të tjera të sigurisë nga krimi i organizuar. Kjo qeverisje është peng i krimit, pasi ligjin e bën paraja e drogës dhe oligarkët pranë qeverisë. E dinë të gjithë se ku janë, çfarë bëjnë e me kë merren, por që t’i ndëshkoj forca e ligjit as që nuk i shkon ndërmend asnjë strukture sigurie, pasi nuk guxojnë se janë peng i krimit.

Është emergjencë kombëtare gjendja e kriminalitetit dhe e sigurisë së qytetarëve, pasi policia dhe prokuroria nuk merren me këto banda, por merren dhe luftojnë qytetarët e thjeshtë që luftojnë për mbijetesë njëlloj si në kohën migjeniane. Sot “shtatlartësia” përdoret nga krimi dhe oligarkët për të kërcënuar këdo që denoncon krimin dhe mbron kriminelët nga hetimi, duke përdorur si mashë prokurorinë.

Është e turpshme, degraduese dhe e pafalshme që prokuroria dhe policia “socialiste” merren duke sajuar intriga dhe shantazhe, duke hapur hetime kundër denancuesit të çështjes “Babale” konkretisht të ish deputetit Salianji dhe jo vetëm, pasi skandalet e bashkëpunimit politik dhe strukturave të zbatimit të ligjit e sigurisë publike me krimin, janë si në Republikat e Bananes!.

Si trashëgimtarë të rregjimit diktatorial dhe të sëmurë mendor, për të gjetur alibinë e “armikut”, do të zbulohet gjithmonë konspiracioni, duke përdorur nga nivelet më të larta politike, tashmë të denoncuar dhe provuar në përgjimet në media deri me drejtuesit më të lartë të Policisë së shtetit si Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe dëshmitarit të “vetëofruar” dhe të paguar Fredi Alizoti. Përgjimi i shfaqur në media këto ditë, ishte grotesk një poshtrim, qyravitje, jargavitje dhe përdhunim total i policisë së shtetit dhe strukturave të prokurorisë.

Ngjarjet e shumta në Tiranë, Vlorë, Durrës, Krujë, Lushnje, Shkodër, Lezhë dhe sidomos në Elbasan si ajo e 18 shtatorit 2017, ku lufta ndërmjet bandave kthehet në luftë kundër policisë me mjete të blinduara dhe policia e kapur dhe e paaftë nuk guxon të reagojë, pasi bandat kriminale kanë arritur formën më të lartë të organizimit dhe suportit politik. Rasti i Fushë-Krujës, ku nënkomisari Nuhu, kërcënohet me jetë haptazi në media nga nivelet politike (shtatlartësia e suita e tij) dhe policore, pasi tentoi të denoncoj ngjarjen tronditëse të Xhensila Malokut, ku arriti shpërfytyrimim e viktimës për shkak të dhunës, presionit dhe parave, duke e shndërruar viktimën përqafuese të përdhunuesit!. Ngjarje të tilla nuk imagjinohen as nga kinomatografia Bolluwiane për ti realizuar dhe jo një vend anëtar i NATO-s!

Policia është e shpartalluar, e kapur peng nga bandat dhe strukturat kriminale politike në pushtet. Të mos harrojmë gjysmën e kupolës së policisë, 128 persona drejtues të policisë (lista e Sherbimit Inteligjent) të cilët i denoncova i pari si të përfshirë në trafikun e drogës, nga Drejtori i Qarkut të Vlorës me bashkëpuntorët e tij, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe dhjetra të tjerë janë të kapur në përgjime nga agjencitë e huaja ligjëzbatuese si bashkëpuntorë me elementë kriminal në parlament dhe jashtë tij. Këto drejtues policie të politizuar dhe inkriminuar në mënyrë ekstreme, janë denoncuar dhe propozuar për shkarkim nga ana ime me emër dhe mbiemër gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm, por “padroni” i strukturave kriminale jepte udhëzimet të promovohen për shërbimet që i kanë bërë partisë në mbledhjen e të vjelave (kanabisit) dhe vjedhjes së votave. Është e habitshme dhe paradoksale që megjithëse denoncimet janë bërë publike dhe megjithëse janë ndërruar dy Ministra të Brendshëm, këto përfaqësues të policisë së shtetit vazhdojnë të militojnë dhe promovohen në karrierë, ku rrezultatet e sotme të gjendjes së kriminalitetit janë si balance lufte. 
Ju “lumtë” kjo është Policia që duam!!!.

Vetëm në javën e fundit kemi patur plot 5 vrasje, ndërsa që prej fillimit të vitit e deri sot numri i të vrarëve arrin në 19-të dhe drejtuesit politik vazhdojnë të propagandojnë se po bëjmë shtet. Në fakt ky sekt i drejtuesve “Pink” shtet ka bërë! Pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës (219 mijë hektar e mbjellë me drogë nga 350 mijë hektar tokë e punueshme ne vitin 2016) duke arritur gjysmën e buxhetin e shtetit, shkuarja me pushime e deputetëve “Pink” nën shoqërinë e gangsterrëve, kriminelëve, korruptimi dhe qyrravitja e policisë, të cilët janë në listat e pagesave të grupeve kriminale, marrja e aseteve dhe pasurive publike nëpërmjet PPP-ve, vrasjet në mënyrë mafioze për shlyerje hesapesh të cilat gjithmonë kanë ngelur pa autor (vetëm ne Vlorë mbi 80 të tilla), shkatërrimi dhe përdorimi politik i prokurorisë duke shkatërrruar apo vonuar provat dhe dosjet më të bujshme (dosja Habilaj-Tahiri, 339/1, 184 etj….) ku cënohen drejtëpërsëdrejti qeveritarët “Pink” si dhe bandat kriminale që u kanë shërbyer “dylberëve” politikë.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Raporti i fundit i OKB-së mbi nivelin e korrupsionit e rendit Shqipërinë të 15-ën në botë, ku dhe vetë “shtatlartësia” e ka pranuar publikisht herë pas here, por ne kemi parë pak dëshmi se ai ka pasur për qëllim më shumë se një shfaqje publike të vendosjes dhe një pastrim periodik të zyrtarëve që shërbejnë si kokë turku të disponueshme, siç ishte rasti i ndërrimit të ¾ të qeverisë. Lidhja midis politikës “pink” dhe gangsterëve zakonisht lidhet me marrëdhëniet reciprokisht fitimprurëse. Me fjalë të tjera: punoni për ne që ta mbyllim njërin sy, nëse jo, do të kujtoni se shteti është banda më e madhe!!!

Bandat kriminale në këto vite përfitoi shumë nga privatizimi i pronës shtetërore apo koncesionet PPP, ku kriminelët janë bërë arbitra të mosmarrëveshjeve në mungesë të një shteti funksional. Me rimarrjen e “tepsisë së pushtetit” në vitin 2017 të sektit “Pink”, premtoi të rivendosë “autoritetin e shtetit”, pasi për katër vite i kishin prishur punë aleatët e LSI-së. Anëtarët e bandave të krimit të ndodhur në çdo institucion e deri në Parlamentin e Shqipërisë, u bënë më pak të rëndësishëm se oligarkët që ata kishin ndihmuar të ngjiten në pasuri dhe pushtet. Sot, “shtatlartësia” kontrollon oligarkët, dhe së bashku kontrollojnë dhe shfrytëzojnë botën kriminale në avantazhin e tyre të ndërsjellë.

Është fakt se Shqipëria nuk ka bërë dhe nuk bën nën drejtimin e rilindjes përpjekjet më minimale për të luftuar krimin e organizuar, pasi ata janë pengje të saj. Kriza ekonomike dhe politike pa dyshim e ka përkeqësuar situatën kriminale. Rinia e papune dhe e zemëruar me keqqeverisjen e rilindasve, janë të ndjeshëm ndaj bashkimit me bandat kriminale. Në sistemin financiar e bankar po depërtojnë grupet e krimit të organizuar të pasur me para, duke bërë pastrimin e parave nga trafiqet dhe mashtruesit ekonomik siç ishte rasti i fundit i vëllezërve Indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, e cila është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, të cilëve iu jepet shtetësia me ndërhyrje politike, si dhe pa asnjë investigim nga institucionet e sigurisë (SHISH dhe strukturat e Policisë) dhe akoma më keq dhe statusi diplomatik!!!. Krimi i organizuar zakonisht zhvillohet dhe funksionon në shtete të dobëta, ku shoqëria civile është e formuar keq duke kamufluar zullumet e qeverisë dhe jo të ndërgjegjësoj e mbroj qytetarin e thjeshtë, pasi sponsorizimi finaciar e politik i kësaj shoqërie “civile”, vijnë nga fondacione të dyshimta.

Si përfundim, misioni i Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjëzbatuese të sigurisë, është t’i shërbejë interesit publik nëpërmjet zbatimit efektiv të ligjit dhe jo programeve propagandistuese politike të qeverisjeve të papërgjegjshme. Mos zbatimi i këtij misioni do të vijë dita jo e largët, ku përgjegjësit do të përballen me ligjin.

Prandaj sot më shumë se kurrë, populli duhet të bashkohet me opozitën, shoqërinë civile ( jo atë që i shërben fugave & Co) dhe të gjithë ata që e duan vendin dhe të kontribojnë në largimin e kësaj klike monisto-bolshevike dhe kthimin e demokracisë në vend.

DD. USA.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog dritan demiraj ish-ministri i brendshem pengmarrje e shtetit shteti oligarkik dritan demiraj ish-ministri i brendshem pengmarrje e shtetit shteti oligarkik

Sondazh

Insights 25 March 2019, 08:44

Shullazi në gjurmët e Dajtit!

TIRANË-  Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telen...

Insights 25 March 2019, 06:31

“Ballkanizimi” i BE-së është i rrezikshëm

BULLGARI- Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria fal...

Insights 24 March 2019, 14:38

Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politik...

Insights 22 March 2019, 11:02

Mjafton ti bëni Like bojës

Deputeti shqiptar sot është shumëngjyrësh.Nuk mundet që ti imponohen ngjyra kur Ai vetë e ka zgjedhur atë. Ndaj dhe këshillohet qëAi duhet ti bëjë më parë Like ...

Insights 20 March 2019, 20:39

Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e der...

Insights 19 March 2019, 20:51

Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Akti radikal i opozitës, që e kapi në befasi pronarin e vetëm të tepsisë, ka ndërsyer një lukuni përkrahësish të Edi Ramës të nisin një fushatë rikujtimi të të ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin