Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, ka punuar prej muajsh në krijimin e një agjencie të re teknologjike, që synon të pengojë dhe të sabotojë në mënyrë të fshehtë programet teknologjike të vendeve të huaja, të cilat konsiderohen si kërcënim për epërsinë ushtarake amerikane.

SHBA- Në SHBA kanë filluar përgatitjet për të zgjeruar operacionet e fshehta kundër teknologjive të vendeve rivale, përmes një strukture të re të krijuar nga Pentagoni. Zyra për Mbështetjen Teknologjike (TSO), synon të zhvillojë mjete dhe strategji për të penguar përparimin teknologjik të kundërshtarëve që mund të kërcënojnë epërsinë ushtarake amerikane, përfshirë përmes sulmeve kibernetike dhe operacioneve mashtruese.
Sipas një investigimi të publikuar nga POLITICO, struktura është krijuar në prill të vitit 2026, por veprimtaria e saj mbetet kryesisht e fshehtë. Ndërsa buxheti nuk është bërë publik, një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës së Pentagonit vlerëson se kontratat sekrete të agjencisë mund të kalojnë 1.5 miliardë dollarë.
Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, ka punuar prej muajsh në krijimin e një agjencie të re teknologjike, që synon të pengojë dhe të sabotojë në mënyrë të fshehtë programet teknologjike të vendeve të huaja, të cilat konsiderohen si kërcënim për epërsinë ushtarake amerikane.
Sipas burimeve, nisma u drejtua nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Steve Feinberg, me ndihmën e këshilltarit të tij Tom Rakusan, një ish-punonjës i shërbimeve të fshehta të CIA-s, me përvojë në teknologjitë e reja.
Agjencia u krijua duke bashkuar dy programe sekrete të Pentagonit, të cilat që prej vitit 2023 kishin kryer në një shkallë më të vogël veprimtari për të penguar ose dëmtuar teknologjitë e kundërshtarëve të huaj. Sipas zyrtarëve të cituar, qëllimi është zgjerimi i këtyre operacioneve dhe koordinimi i tyre në një strukturë të vetme.
Puna e TSO-së përfshin zhvillimin e mjeteve të sofistikuara për sulme kibernetike, planifikimin e operacioneve mashtruese dhe gjetjen e mënyrave për të penguar rivalët që të kenë qasje në teknologji të rëndësishme ushtarake. Megjithatë, sipas burimeve, TSO-ja nuk ka autoritetin ligjor për të kryer vetë operacione të fshehta. Ajo bashkëpunon me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës për të zhvilluar mjete dhe strategji që mund të përdoren në operacione të tilla.
Objektivi kryesor është të vonojë ose të pengojë zhvillimin e teknologjive që mund t’i japin kundërshtarëve të SHBA-së një avantazh në rast të një konflikti të madh ushtarak.
Disa nga zyrtarët e cituar nga POLITICO e konsiderojnë këtë nismë të nevojshme, pasi vende të tjera po përdorin inteligjencën artificiale, dronët dhe teknologji të tjera moderne në mënyra që mund të sfidojnë epërsinë ushtarake amerikane./Dosja.al
MILANO- Detaje të reja janë zbuluar nga protestat e zhvilluara në Milano nga data 17 dhe 18 tetor Sipas raportimeve nga disa të rinj në...
NEW YORK- Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut ka miratuar ditën e enjte një ndalim për karrocat e tërhequra nga kuajt në Centra...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Teheranin se po përpiqet të rrisë çmimet ndërkombëtare të naftës p&...
KINË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur rajonin e Tibetit në Kinë, duke vrarë të paktën 16...
Foto ilustruse GAZA- Zyrtarë të lartë ushtarakë izraelitë kanë paralajmëruar homologët amerikanë se Hamasi n...
Pamje SERBI- Mijëra qytetarë janë mbledhur në Beograd në mbështetje të lëvizjes studentore, në prag të zgjed...
Jared Kushner TIRANA- Revista amerikane "Vanity Fair" ka publikuar një investigim mbi një skemë të dyshuar financiare që p&eum...
protesta ne France FRANCË- Të paktën 217 persona janë burgosur në Francë pas arrestimit të rreth 2,700 personave për d...
Vladimir Putin UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se territoret e Ukrainës Lindore, të cilat Moska pretendon se i përkasi...
Zyrtarë policorë në Gjermani Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e ka cilësuar si sukses arrestimin e një shtetasi ukrainas në li...