Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
Putin pretendon se Ukraina Lindore është tokë historikisht ruse, Zelensky kërkon bisedime paqeje
Deklarata vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vijojnë, ndërsa Kremlini kërkon që negociatat e ardhshme të përfshijnë garanci sigurie si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën, si dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.
22 October 2026, 22:10Nga G.M
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se territoret e Ukrainës Lindore, të cilat Moska pretendon se i përkasin Rusisë, janë tokë historikisht ruse. Deklarata vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vijojnë, ndërsa Kremlini kërkon që negociatat e ardhshme të përfshijnë garanci sigurie si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën, si dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur gatishmërinë e Kievit për të marrë pjesë në bisedime paqeje gjatë samitit të G20-s në Shtetet e Bashkuara, por ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare. Ai theksoi se përfundimi i luftës kërkon presion ndaj Moskës dhe shprehu shpresën për një takim të mundshëm me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump. Zelensky foli gjithashtu për problemet me shërbimin Starlink në Ukrainë, duke paralajmëruar se synon ta diskutojë çështjen me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio./Dosja.al