LIVE UPDATES
Politike

PËR HERË TË PARË! 104 deputetë votojnë pro miratimit të raportit për Presidentin Meta në Kuvend, 7 dalin KUNDËR, dy ab

9 June 2021, 05:40 Nga DOSJA
PËR HERË TË PARË! 104 deputetë votojnë pro

TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, sot, është votuar shkarkimi i Presidentit të Republikës. Me 104 vota pro, 7 kundër, 3 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë dëgjoi dhe votoi për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor që është ngritur për të hetuar dhe mbledhur prova që mund të nxjerrin Metën jashtë Presidencës.

Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e plotë të hartuar prej 98 faqesh. Hyseni ka nënvizuar me radhë nenet e Kushtetutës të cilat sipas raportit, Presidenti i ka shkelur gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se ka cënuar edhe të drejtat e njeriut. Sipas raportit, presidenti ka pasur ndikim negativ në politikë, por jo vetëm. Ai shtoi se Meta bëri shkelje, para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, duke bërë thirrje anti-kushtetuese, duke nxitur dhunë dhe duke dalë jashtë funksionit të tij. Hyseni u shpreh se gjatë fushatës së 25-prillit, Meta tregoi hapur njëanshmërin në zgjedhje, duke dalë kundër qeverisë  dhe duke përdorur terma anti-kushtetuese. 

Lefter Maliqi dhe Artur Roshi janë deklaruar kundër shkarkimit të Presidentit Meta, duke e konsideruar kryeministrin Edi Rama si babain e një pushteti të vjedhur. Të dy deputetët e konsideruar një estradë këtë seancë. Deputeti Adriatik Alimadhi ndërpreu fjalën e Hysenit dhe kërkoi që të shikonte dokumentin e raportit ku janë deklaruar të gjitha shkeljet e Presidentit sipas Komisionit Hetimor që u ngrit nga maxhoranca. Vasilika Hysi i tha se këtë kërkesë mund ta bënte në Sekretari dhe se nuk e ka ndaluar askush.

Pas këtyre debateve, të gjithë deputetët iu drejtuan kutisë me letër të fshehtë dhe hodhën vendimin e tyre, pro ose kundër shkarkimit të Presidentit Meta. Maxhoranca e cila e inicioi këtë nismë kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni. Pritet që të numërohen votat për të parë nëse Partia Socialiste do ta arrijë qëllimin e saj. Deri më tani, deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit janë: Artur Roshi, Lefter Maliqi, Suzana Topi,  Fatjona Dhimtri dhe Adriatik Alimadhi. Abstenim ka votuar deputeti Ralf Gjoni, cili mbante postin e këshilltarit të Metës në kohën kur presidenti aktual ishte në krye të Kuvendit.

Kuvendi i kërkoi Presidentit që të ishte në seancën e së sotme, por kreu i shtetit nuk ka pranuar, duke u shprehur se nuk kishte sens të ishte i pranishëm që të dëgjonte gjyqin publik ndaj tij.

Nëse sot vuloset shkarkimi i Kreut të Shtetit në Kuvend, çështja do të kalojë në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të thotë fjalën e fundit. Kreu i Shtetit nuk e ka njohur Komisionin e ngritur nga maxhoranca për të kërkuar shkarkimin e tij. Ai është kërkuar nga deputetët, me në krye Alket Hysenin që të ishte i pranishëm në seancë dëgjimore, por ka refuzuar kategorikisht. Grupin e ngritur, Meta e konsideruar të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Në Komision është diskutuar edhe marrja me forcë e tij për të dëgjuar anëtarët, por më pas u vendos që të mos përdorej kjo pikë në fuqi.

Por si arriti situata deri këtu?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës.

Alket Hyseni u zgjodh kryetar i Komisionit Hetimor, ndërsa anëtarët janë: Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Nga data tetë deri më 28 maj, kur raporti u votua në mënyrë unamime, ky komision u mblodh vazhdimisht për të diskutuar në lidhje me shkeljet e kryera nga Presidenti Ilir Meta. Anëtarët e Komisionit kanë ‘skanuar’ të gjitha deklaratat e Metës, përfshirë edhe termin ‘anëtarët’ e ‘Ndrangheta-s’ që ka përdorur ai për të krahasuar deputetët. Në Komision është diskutuar edhe informimi i kryeprokurorit Olsian Çela për shkeljet e Metës në mënyrë që të çohet dhe për ndjekje penale. Komisioni e akuzon Metën se ishin deklaratat e tij që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje en dpdhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

(f.m;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 ilir meta seance plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Politike 8 June 2021, 20:39

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, për të bllokuar pronat dhe për të pezulluar hyrjen në SH...

Politike 8 June 2021, 20:21

PEQIN- Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me me strukturat e partisë në Peqin. Takimi mesa duket n...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...