LIVE UPDATES
Editorial

Për nevojat e partisë

21 April 2019, 15:25 Nga DOSJA
Për nevojat e partisë

TIRANË- Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.

Si shoqe lufte ajo mban listat e partisë, të anëtarësisë anembanë Rusisë, në kohë e sipër që ato zvogëlohen në mënyrë të frikshme, saqë partia rrezikon të mbetet vetëm me 10 anëtarë.

Mësohet që dikur partitë revolucionare në Rusi i subvenciononin oligarkët kurtizanë, mirëpo tani në emigracion arka e partisë kishte mbetur bosh. “Duhen pará, – konkludon Lenini analitik si gjithnjë, – dhe ne duhet ta gjejmë vetë rrugën për ta pasuruar partinë”. Ajo rrugë nuk paskësh qenë më vetëm çështje bisedash. “Revolucionarët” që endeshin nëpër Rusi, sidomos ata që kishin talent banditizmin, duheshin organizuar dhe koordinuar.

Një ditë, si ka kaluar orë të tëra në bibliotekë, me t’u kthyer në shtëpi udhëheqësi mbyllet në dhomën e punës, duke e porositur Krupskajën që të mos e shqetësojë askush: “Më duhet të kryej një vepër teorike shumë të rëndësishme…”. Bashkëshortja, gjithnjë e informuar për punën e të shoqit, mbetet e befasuar nga kjo farë fshehtësie.

Prej punës së asaj nate rezulton një broshurë që skandalizoi edhe vetë marksistët e emigracionit. Broshura të atilla me direktiva, Lenini i mbititullonte “Letra nga larg”, të njohurat “Письма издалека”

Duke përdorur aty-këtu citate marksiste, Lenini shpjegonte që grabitjet e bankave, të trenave që transportonin vlera monetare dhe të arkave të magazinave, në gjendjen aktuale të revolucionit ishin “akte revolucionare-marksiste, dorë e parë”

I gjithë koleksioni “Письма издалека” mund të lexohet sot, në suport elektronik, edhe në internet. Dhe rezulton që autorë si Essad Bey paskëshin treguar të vërtetat. Me botimin e broshurës dhe direktivat e reja të dhëna në të, banesa e Leninit në Paris filloi të vizitohej nga figura të fantaksura. Ishmiqtë e tij kështu e kanë përshkruar. Ai vetë u detyrua të vente deri në Finlandë për të takuar figura të atilla: kaukazianë gjysmë të egër, cuba siberianë, eremitë balltikas etj..

Tanimë, në vend të tezave të Marksit dhe Engelsit, diskutonte me ta plane konkrete aksionesh për grabitje, duke shpjeguar mbi tryezë planimetri topografike.

“Shokë, – pyeste me duar të kredhura ndër xhepa dhe sytë gjysmë të mbyllur, – a jeni të gatshëm të grabisni bankën e Armavirit për nevojat e partisë?” Shokëve u kërcisnin dhëmbët nga hareja dhe padurimi. “Duhen nja dhjetë bomba…”, kërkonin shokët, ndërsa Lenini nxirrte nga xhepi bllokun e vogël dhe mbante shënim kërkesat, duke miratuar me kokë. Kështu u ndërtua një rrjet i mirorganizuar grabitësish të vlerave të mëdha monetare nëpër banka, trena, magazina etj., “për nevojat e partisë”. Falë tij, u realizuan grabitjet spektakolare të bankës së Tiflisit (200.000 rubla të kohës), të korrierës perandorake në Uralet (70.00 rubla të kohës) dhe një varg i tërë grabitjesh të ngjashme. Hollësi kërshërore mund të gjeni plot edhe në internet: The 1907 Tiflis bank robbery etj..

Këto nuk quheshin as vjedhje, as grabitje.

Kur kryheshin “për nevojat e partisë” quheshin rusisht “ekspropiacija”, d.m.th. shpronësim: “shpronësohej” borgjezia dhe klasa sunduese. Fjalori politik i partisë u pasurua me shkurtesën “eks”, që cilësonte vjedhjen dhe grabitjen e sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë”, ndërsa shokët përkatës tanimë quheshin “eksistët”.

Leninit i duhej edhe kreu i kësaj veprimtarie. Ndërsa kalonte gishtin në listat e besnikëve të mbetur të partisë, u ndal te një emër disi i veçantë dhe iu kujtua që e kishte ndeshur kalimthi në Kongresin e Partisë në Helsingfors: një djalosh me fytyrë të vrarë lije, me sy të vegjël dhe mustaqe të zeza. Dhe vendosi, siç vendoste gjithmonë, i bindur në përshtypjen e çastit: Eksi duhej të përqendrohej tek eksistët e Kaukazit, ndërsa drejtimi i tyre t’i besohej “gjeorgjianit legjendar”. Me emërtesën “gjeorgjiani legjendar” njihej në qarqet e partisë djaloshi Josif Xhugazhvili, ndryshe Stalin. Reagimeve të shumë shokëve marksistë të skandalizuar nga grabitje të tilla “për nevojat e partisë”, Lenini iu përgjigj duke shkruar:

“Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë; fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit borgjez. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë, edhe duke qenë horr. Në polikë, morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit”. Për të mbështetur këtë politikë grabitjesh skandaloze të sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë”, Lenini vuri në punë edhe shokun Bogdanov, mik i tij, të shkruante edhe ai një broshurë në mbrojtje të “eksëve”. Mund të lexohet në të:

“Bërtitet kundër shpronësuesve, duke i quajtur hajdutë dhe kriminelë. Mirëpo, në orën e pushtetit ata do t’i kemi të gjithë me ne dhe atëherë do të jetë më i dobishëm një hajdut profesionist sesa intelektualët si zoti Plehanov”. Më duket – mbase e kam gabim – që historia i dha të drejtë partisë./ hashtag.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial aurel plasari editiorial nga plasari per nevojat e partise aurel plasari editiorial nga plasari per nevojat e partise

Sondazh

Editorial 17 April 2019, 07:11

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

Editorial 12 April 2019, 16:40

Arta Marku dhe fuqia për të dhunuar gazetarët

Shikojini mirë pamjet! Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gaze...

Editorial 12 April 2019, 15:12

Bilanci i hidhur!

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e saj në Parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një s...

Editorial 11 April 2019, 16:56

Gënjeshtrat e bardha të Edi Ramës

TIRANË- Të gjithë jemi gënjyer dhe gënjejmë çdo ditë. Gënjejmë shefin kur shkojmë në punë me vonesë, gënjejmë partneri xheloz kur nuk i përgjigjemi ...

Editorial 8 April 2019, 09:00

“Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të zgjedhjeve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kundër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fortë...

Editorial 5 April 2019, 14:02

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Dje, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshi...

Editorial 3 April 2019, 15:32

A do ta ‘vrasë’ Rudina Azem Hajdarin?

Në një kohë kur deputetët e maxhorancës i shtrinin dorën opozitës që protestonte jashtë Kuvendit për Kodin Zgjedhor, Rudina Hajdari e humbi durimin.Disa herë u ...

Editorial 1 April 2019, 12:23

Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

Gent Cakaj, po mundohet të imponohet me vendime të forta, që shkaktojnë reagime, me qëllim përmirësimin e imazhit të rrënuar nga artikulimet defiçente në...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin