22 October 2026, 16:43
Nga DOSJA

SPANJE - Javier Tebas nuk e ka pritur në heshtje vendimin e Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë (CSD) për të ndërmarrë veprime ndaj tij, pas deklaratave kundër Real Madrid TV. Presidenti i LaLigës ka reaguar ashpër, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si institucionet sportive trajtojnë konfliktet mes drejtuesve të futbollit spanjoll.
“E prisnim: çdo justifikim do të mjaftonte”, shkroi Tebas, duke iu referuar kërkesës së CSD-së drejtuar Gjykatës Administrative të Sportit (TAD) për shqyrtimin e çështjes. Sipas tij, vëmendja ndaj deklaratave të tij është e vazhdueshme, ndërsa mungon reagimi institucional ndaj akuzave që, sipas tij, Real Madridi dhe televizioni i klubit kanë drejtuar ndaj LaLigës dhe arbitrave.
“Ka një heshtje që më tërheq veçanërisht vëmendjen”, theksoi presidenti i LaLigës, duke përmendur akuzat për korrupsion, manipulim të garës dhe ndeshje të pretenduara si të vjedhura. Tebas pyeti nëse këto deklarata nuk dëmtojnë imazhin e kampionatit, gjyqtarët, klubet dhe tifozët.
Për sa u përket deklaratave të tij për Real Madrid TV, Tebas këmbëngul se ka bërë dallimin mes teknikave të propagandës dhe ideologjisë naziste. Ai argumenton se fjalët e tij duhet të shqyrtohen në tërësinë dhe kontekstin e tyre, duke shtuar se është i gatshëm ta ndjekë çështjen edhe në gjykata, nëse do të jetë e nevojshme.
Në reagimin e tij, kreu i LaLigës përmendi gjithashtu rastin e Dani Olmos, duke kujtuar se edhe më parë kishte pasur parashikime se karriera e tij në drejtimin e institucionit do të merrte fund. “Jemi ende këtu”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë presionit.
Në fund, Tebas mbrojti qëndrimin e tij si pjesë të përgjegjësisë për mbrojtjen e kampionatit dhe paralajmëroi se do të flasë sërish për drejtimin e CSD-së. Përplasja mes tij dhe institucioneve sportive spanjolle pritet të vijojë, ndërsa shqyrtimi i çështjes do të përcaktojë hapat e mëtejshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2026, 16:34
Hamilton dhe Alonso
GJERMANI - Ralf Schumacher ka ndezur debat në botën e Formula 1, duke vënë në pikëpyetje vazhdimës...
Sport
22 October 2026, 16:24
ANGLI - Rayan Cherki është padyshim një lojtar me talent të jashtëzakonshëm. I aftë ta ngrejë një stadium n&e...
Sport
22 October 2026, 16:13
ARGJENTINE - Lionel Scaloni duket se do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Argjentinës. Sipas medias argjentinase TyC Sports, n...
Sport
22 October 2026, 16:05
FRANCE - Zinedine Zidane do të bëjë publike listën e radhës së kombëtares së Francës të premten, më...
Sport
22 October 2026, 15:00
ITALI - Alphadjo Cisse po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori me tipare sulmuese feston sot 20...
Sport
22 October 2026, 14:30
SPANJE - Real Madridi kërkon të rikthehet në garën për titullin kampion në Spanjë dhe Thibaut Courtois e di mirë s...
Sport
22 October 2026, 14:15
ARGJENTINE - Nico Paz po shkëlqen me fanellën e Comos dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e mediave argjentinase. Me dy gola ...
Sport
22 October 2026, 14:00
ANGLI - Ndeshja mes Bournemouth dhe Milanit në Europa League ka një histori të veçantë edhe jashtë fushës së loj...
Sport
22 October 2026, 13:40
ZVICER - Conference League rikthehet këtë të enjte me 18 ndeshje të raundit të dytë të fazës së ligës. V...
Sport
22 October 2026, 13:30
FRANCE - Policia franceze ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Lyon, e planifikuar për të dielën në mbrëmje...