LIVE UPDATES
Ekonomi

Pjeshka, shalqi dhe peshk! Skënder Brataj këshillon qytetarët: Si të përballohet vera me një dietë të ekuilibruar dhe hi

15 July 2021, 14:56 Nga DOSJA
Pjeshka, shalqi dhe peshk! Skënder Brataj këshillon qytetarët: Si

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka përgatitur një listë me këshilla për të gjithë qytetarët në mënyrë që të mos ndikohen nga temperaturat e larta të motit. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkuan se duhet bërë kujdes me ushqimin pasi metabolizimi ngadalësohet, ndërsa shton listën me frutat që duhen konsumuar me patjetë. Ndër to, Brataj përmend; kastravecin, shalqi, kungullin, pjeprin, pjeshkët, mishin e pulës dhe peshkun. 

POSTIMI I PLOTË:

Pak kalori, pak yndyrna, shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje janë strategjitë për të eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjeve të pa këndëshme gjatë verës. Rritje e gjendjeve të pa durueshme, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve të presionit, dhimje koke dhe goditje nga të nxehtit, këputja, janë tipike të verës.

Ato ndodhin si rezultat i temperaturave të larta, lagështisë së lartë të ajrit. Ato ndodhin shpesh për arsye të masave paraprake të dobëta përballë ndryshimeve të papritura klimatike. Organizmi nuk mund të përshtatet lehtësisht me këto ndryshime. Rekomandohet mbi të gjitha që të moshuarit dhe fëmijët, subjektet më të rrezikuar, të ndryshojnë sjelljen gjatë verës (duke shmangur daljen në orët e pikut, duke evituar punën në ambiente të jashtme, dhe gjithashtu të ndihmojnë që tryeza e tyre të jetë me ushqime të lehta dhe të freskëta.

RREGULLAT E ARTA

Preferimi i ushqimeve të freskëta ndikon në uljen e temperaturës së trupit. Ato janë të pasura me vitamina, por duhet të evitoni konsumin e sasive të mëdha dhe sidomos ato të pasura me yndyrna. Rritja e hidratimit për të kundërshtuar djersitjen dhe humbjen e kripërave minerale janë rregullat më të mira për të gjithë.

Një vëmendje të veçantë duhet ti kushtoni: Mos e teproni me kaloritë! Me temperaturat e larta, kërkesa e organizmit për energji ulet me rreth 200-300 kalori në ditë, prandaj është mirë të zvogëlohen porcionet, sidomos ato me yndyrna.

Hani lehtë.

Zgjidhni ushqime të lehta, të tretshme dhe zvogëloni konsumin e mishit të kuq. Përdorni më shumë konsumin e peshkut. Janë për tu evituar ushqimet e skuqura. Kujdes përhapjes së baktereve në verë.

Me ritjen e temperaturave rritet rreziku i ndotjes së ushqimimeve nga bakteret. Për këtë është e arsyeshme një konsum i përditshëm i kosit, i cili forcon mbrojtjen natyrale të organizmit dhe ndihmon në përthithjen më të mirë të vitaminave dhe mineraleve.

Reintegroni kripërat minerale dhe lëngjet e humbura.

Të paktën 2 litra ujë në ditë, duke shmangur pijet e gazuara dhe me sheqer sepse kanë kalori boshe. Kufizoni numrin e kafeve ose pijeve me bazë kola sepse rrisin vazokonstriksionin dhe diurezën, duke shkaktuar dehidrim. I njëjti rregull vlen për për pijet superalkolike që stimulojnë djersitjen, duke shkaktuar dehidrim dhe kufizojnë thithjen e vitaminave, veçanërisht vit. B e cila ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e kalorive në energji. Kujdes përdorimit të gjërave shumë të nxehta ose shumë e ftohta, sepse ndikojnë në mekanizmat e termorregullimit të temperaturës. Konsumoni perime (kastravec, selino, radikio, domate) dhe fruta (kajsi, rrush, pjeshkë, kumbulla), sepse përmbajnë shumë ujë, nga 75% deri në 95% (si në rastin e shalqirit dhe pjeprit). Shmangni zierjen e perimeve sepse varfërohen nga vitaminat dhe kripërat minerale.

Jo akullore në vend të drekës.

Zgjedhja e akullores për një nga vaktet kryesore mund të bëhet vetëm herë pas here, sepse ky ushqim ka mungesë të vitaminave, gjithashtu është shumë i pasur me karbohidrate dhe yndyrna.

Konsumoni pak kripë dhe preferoni kripë të jodizuar. Kripa me përmbajtje natriumi të ulët është e dobishme për pacientët me hipertension.

Ushqimet e verës

Ekspertët këshillojnë që gjatë verës nuk duhet të mungojnë këto ushqime dietike:

Kungull i njomë

Perime me një vlerë shumë të ulët kalorike, e përbërë nga 95% ujë, është i pasur me minerale si kalium, hekur, kalcium dhe fosfor. Është i pasur me vitamina A, C dhe karotenoide, të rëndësishme për veprimin antitumoral.

Kastraveci

Është pa kalori, përbëhet nga 96% ujë dhe është i pasur me vitaminë C, aminoacide dhe kripëra minerale, kalium, kalcium, fosfor dhe natrium. Përmban gjithashtu acid tartarik, i cili ndalon karbohidratet e produktet ushqimore, që hyn në organizëm që të shndërrohen në yndyrna. Po ashtu është një diuretik i mirë, freskon dhe ka një veprim detoksifikues.

Menta

këshillohet veçanërisht në mbrëmje në rast të fryrjes së barkut. Është e këshillueshme sidomos në formën e çajit bimor.

Pjepri

Është një frut hidratues dhe freskues, ideal për të luftuar nxehtësinë e verës, i përbërë nga 90% ujë dhe karbohidrate, fibra dietike, proteina dhe lipide. Është i pasur me vitamina A dhe C, fosfor dhe kalcium, sidomos i pasur në kalium dhe ka efekte të dobishme në qarkullim dhe presionin artrial. Efektet antioksidante ndihmojnë në kundërshtimin e efekteve të dëmshme të radikalëve të lirë.

Pjeshka

Është e përbërë nga 87% ujë, përmban mikro minerale si kalium dhe hekur, është e pasur me vitaminë C dhe provitaminë A. Ka veti antioksiduese dhe kundërshtojnë efektin e radikaleve të lira. Ka efekt laksativ dhe diuretik. Pjeshka gjithashtu ka veti freskuese dhe detoksifikuese.

Prania e kalciumit dhe kaliumit garanton një veprim mineralizues, tonifikues dhe restaurues. Për këtë arsye është i dobishëm për forcimin e dhëmbëve dhe kockave, mbron lëkurën dhe sytë falë përmbajtjes së karotenit beta.

Shalqi

Është i përbërë nga mbi 90% ujë. Përmban një sasi fruktoze dhe vitaminat A, C, B dhe B6, kripëra minerale, si kalium dhe magnez, aleatë ideal për të e rraskapitjen gjatë verës. Është një ushqim për freskues, me efekt detoksifikimi dhe diuretik, prandaj këshillohet në rast ritencioni hidrik, dhe hipertensionit. Është i pasur me karotenoide, substanca thelbësore antioksiduese për të luftuar radikalet e lira.

Mishi i pulës

Është mishi më i lehtë, ka një përmbajtje të mirë proteine (20%) të cilit i shtohen natriumi, kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe vitaminat B1, B2 dhe PP.

Peshku(Palumbo)

Është i pasur me minerale si jod, fosfor dhe kalcium dhe vitamin A dhe PP. Ëhtë një peshk gjysmë yndyror, mjaft i tretshëm me një vlerë proteine mbi 15%, ndërsa është me pak yndyrë.

Peshku Spada

Është i pasur me proteina dhe yndyrna ‘të mira’, është gjithashtu një burim ideal i vitaminave B12, B6, niacina, fosfor dhe selen. Prania e merkurit në mishin e saj, rekomandon konsum në sasi të vogla.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale moti i nxehte ne shqiperi skender brataj moti i nxehte ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin