LIVE UPDATES
Politike

Plani i PD për Arsimin, Luçiano Boçi: Kemi hartuar ligj për Shkencën! Akademia do riformohet

3 February 2021, 11:05 Nga DOSJA
Plani i PD për Arsimin, Luçiano Boçi: Kemi hartuar ligj

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka premtuar se në planin e tyre për Arsimin, do të ketë një hapësirë të veçantë për komunitetin shkencor. Në fjalën e tij, Boçi tha se demokratët kanë hartuar një ligj për shkencën, duke premtuar edhe depolitizimin e Akademisë.

“Komunitetit shkencor ne do ti japim më në fund Ligjin e ri për Shkencën, inovacionin e zhvillimin por dhe financimin e duhur. Akademia e Shkencave do të shkojë drejt një depolitizimi total dhe reformimi ligjor e strukturor. Ndërsa Libri, si çelës dije, do të inkurajohet dhe do të mbështetet,”-tha Boçi. 


PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, LUÇIANO BOÇI

Pas një kohe të gjatë, shqiptarët po ndiejnë se ndryshimi po vjen. Ata që na ndoqën në prezantimin e programit, e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria më në fund e ka një plan! Plani i PD është një plan konkret, i zbatueshëm dhe larg premtimeve boshe por me angazhime konkrete dhe te realizueshme. Një plan i thjeshtë. Dua të ndaj shkurtimisht së bashku me ju, disa nga pikat kryesore të planit: Pikënisje e programit tonë për Arsimin e Lartë është ligji i ri i Arsimit të Lartë. Ky ligj i mirëkonsultuar, do t’i japë fund epokës së braktisjes së universiteteve publike nga qeveria. Universitetit do t’i rikthehet autonomia funksionale dhe liria e spikatur akademike, përmes mekanizmave financiarë, ligjorë dhe akademikë. Baza e zhvillimit të Arsimit të lartë të sanksionuar në ligj, do të jetë tregu i dijes në një konkurrencë të ndershme vlerash e arritjesh shkencore e akademike, midis institucioneve të arsimit të lartë publik dhe atij jopublik. Rikonceptimi i programeve të Arsimit të lartë profesional, do të orientohet si prioritet për t’i dhënë fund diskriminimit e inferioritetit të diplomimit për profesione te ndryshme. Me ne mësuesia do bëhet profesion i ekselentëve. Në do të kërkojmë të arrijmë synimin sipas parimit, një Universitet-një kampus. Një ligj i mirë ka nevojë për një financim të mirë. Ne do ta bëjmë këtë. Se bashku me Lulzim Bashen do ta realizojmë këtë plan. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, do të shoqërohet me projektin për Grante të dedikuara për IAL-të, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës fizike, mësimore e kërkimore shkencore si dhe krijimin e Fondacionit shqiptar për shkencë, inovacion dhe zhvillim. Pedagogu mbetet themeli i çdo arritje akademike, shkencore e diplomimi cilësor. Ai është identikiti i Universitetit. Me ne ai do të trajtohen si elitë dhe do të kenë përgjegjësi po si elitë, pa korrupsion, pa plagjiatura e fiktivitet. Pedagogët do të mirëpaguhen, në një rritje page impresionuese përgjatë katër viteve, deri në 900 euro për lektor dhe 1300 euro për profesor. Për ata do të atashohen fonde në bazë departamenti, për kërkim shkencor të gjithanshëm. Mbështetja e tyre në futjen e teknologjisë në mësimdhënie, do të jetë e vazhdueshme dhe shumëdimensionale. Në universitetin tonë, Studenti nuk do të jetë më klienti, apo blerësi inkonjito i dijes shpeshherë fallco. Ai do të jetë qendra e interesit mësimor dhe qëllimi themelor i punës dhe i funksionit akademik e shkencor të Universitetit. Bursa e plotë për çdo student në ciklin e parë apo të dytë nga familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, do të jetë një ndihmë shumë e madhe për çdo student e familjet shqiptare. Bursa 50% për studentët nga familjet me të ardhura mbi 64 mijë lekë, vendos një drejtësi sociale të duhur. Praktika e paguar (30,000 lekë) për 10 mijë studentë, për një vit pasi mbarojnë universitetin, do t’i japë një mundësi të artë çdo të riu, për t’u integruar në tregun e punës dhe për t’i dhënë vlerë diplomës. Ne do t’i japim fund diskriminimit universitar, duke shembur çdo barrierë formale komunitare, ekonomike, mesatareje që dëmton meritën, preferencën por dhe talentin e të rinjve tanë. Me ne, çdo të riu do t’i mundësohet vazhdimi i shkollës së lartë. Ne duam dhe do ta realizojmë që ata të studiojnë këtu, të bëjnë karrierë këtu, të zhvillojnë vendin e kombin. Në programin tonë orientohet Krijimi i Akademisë së Ekselencës për financimin e më të mirëve drejt 15 universiteteve më të njohura të botës. Njëherazi që do të synojmë, nëpërmjet ofertave konkrete, thithjen në ekzekutiv e administratë të atyre të diplomuar prej vitesh jashtë dhe negociimin e kontributeve për vendin, të atyre që financohen me bursa ekselence. Komunitetit shkencor ne do ti japim më në fund Ligjin e ri për Shkencën, inovacionin e zhvillimin por dhe financimin e duhur. Akademia e shkencave do të shkojë drejt një depolitizimi total dhe reformimi ligjor e strukturor. Ndërsa Libri, si çelës dije, do të inkurajohet dhe do të mbështetet. Miqtë e mi! Për 8 vite Rama e shkatërroi sistemin tone arsimor. Ne me kryeministër Lulzim Bashën do të bëjmë ndryshimin e nevojshëm, për të cilin shqiptaret kane kaq shume nevoje.

LAJMI KRYESOR: PD gati alternativën e Arsimin! Basha: Rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët, kurse dhe libra falas për studentët. Do reformohet Akademia e Shkencave

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luciano boci plani i pd per arsimin luciano boci plani i pd per arsimin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin