LIVE UPDATES
Politike

Policia kërkoi rihapjen e dosjes së 21 Janarit/ Çuçi: Plumbi që ka goditur Aleks Nikën është një provë e pa ezauruar.

21 January 2021, 19:34 Nga DOSJA
Policia kërkoi rihapjen e dosjes së 21 Janarit/ Çuçi:

TIRANË- Sot u mbushën 10 vite nga 21 janari i vitit 2011 kur u vranë katër protestues përpara Kryeministrisë. Qeveria bëri dy lëvizje, së pari policia i kërkoi prokurorisë rihapjen e dosjes, ndërsa sot Edi Rama shpalli 4 protestuesit dëshmorë të atdheut.

Por cilat janë provat e reja mbi të cilat policia i kërkon prokurorisë rihapjen e dosjes së 21 janarit?

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se prova që nuk është ezauruar asnjëherë është plumbi që ka goditur Aleks Nikën.

Ministri tha se u kërkua riekspertim, pasi beson se zhvillimi i teknologjisë do të zbulojë nga erdhi plumbi, si erdhi dhe nga cila armë është qëlluar.

Pjesë nga intervista e Bledi Çuçit në ABC

Duke e papritur lëvizja e policisë, pse e dërguat tani dosjen në prokurori?

Nuk është e papritur por ngaqë merr vëmendje më shumë për shkak të 10 vjetorit, prandaj lajmi “merr dhenë”, nëse do të përdornim një shprehje popullore. Policia e ka pasur dosjen, ka kryer disa veprime të tjera dhe në këtë moment e ka parë të arsyeshme, që me këto prova që ka në dorë, krijohet bindja që mund të rihapet dosja.

Policia nuk ka asnjë provë, ia ka dërguar prokurorisë për të rishqyrtuar disa rrethana, ka prova të reja?

Është një provë që nuk është ezaurur asnjëherë. Që është plumbi që ka goditur Aleks Nikën. Kjo është një provë e pa ezauruar për shkak se me zhvillimin e teknologjisë së para 10 viteve ka qenë e pamundur që ekspertët t’i përgjigjeshin pyetjeve. Tashmë policia mendon dhe është e bindur që mund të përgjigjen, ekspertiza e bën të mundur edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë, në lidhje me plumbin e gjetur në trupin e Nikës. Ekspertiza mund të sjellë zhvillime të reja. Fjala mund nuk është siguri, por ka avancuar shumë teknologjia dhe do të zbardhte shumë gjëra, nëse do të vërtetoj me provë shkencore, me ekspertizë shkencore do të vërtetoj nga erdhi plumbi, si erdhi dhe nga cila armë është qëlluar. Kjo e sjell komplet cështjen në një situatë të re.

Kjo duket si vullnet politik?

Është vullnet për drejtësi.

Por nuk i mungonte asgjë policisë që edhe muaj më para t’ia kishte dërguar, edhe për ta shpëtuar nga arkivimi?

Për ne nuk mund të arkivohet përgjithmonë, 4 vrasje përpara kryeministrisë me armë të shtëna nga Kryeministria e Shqipërisë.

Pse e lante për ditën e fundit të afatit?

Nuk ka rëndësi ora, por tani është krijuar bindja që mund të bëhet një ekspertizë për të nxjerrë nga cila armë është qëlluar. Ekspertiza do kohën e vet. Në datën 20 është çuar kërkesa prokurorisë për ta rimarrë edhe njëherë këtë provë, si indicie për të zbardhur një nga 4 vrasjet, e Aleks Nikës, është e pa ezauruar. Fatkeqësisht drejtësia e varrosi këtë cështje dhe ka lënë shumë pak hapësira për t’u vendosur drejtësia e vërtetë, një nga ato është mos ezauruimi i kësaj pjese. Mos po i mbani me shpresa këta njerëz…..
Ne kemi shpresë dhe nuk do të vdesë shpresa jonë për të vendosur drejtësi.

Shpresë për të gjetur fakte të reja?

Po. Për të zbardhur një nga ngjarjet më të rënda.

Mos po e përdorni politikisht?

Ne kemi që nga 21 janari i 2011 që themi nuk do të heqim dorë nga kjo cështje. Nuk jemi as gjykatës as prokuror.

Katër protestuesit që u vranë, sot u shpallën dëshmorë të atdheut, ka një motivacion, a duhet të kishte, pjesën procedurale kush e vendos, kryeministri?

Janë procedurat.

Duket se Rama po bën të njëjtën gjë për të cilën ka kritikuar Metën, a duhet të ketë një komision?

Ato janë proceduar sipas të gjitha rregullave në fuqi, nuk ka asnjë kapërcim të procedurave.

Për procedurë, do të ketë proces zhvarrosje dhe varroje te varrezat e dëshmorëve?

Nuk e di nëse është detyrim, por po të jetë detyrim edhe ajo mund të bëhet. Por nuk ka rëndësi ku varroset, por nderi që i bëjmë.

Marre nga: abcnews 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Politike 21 January 2021, 17:40

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integri, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillaur një takim me me strukturat e LSI në Tiranë. N...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin