Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Policia niset për t’i arrestuar për drogë, në banesë iu gjen arsenal armësh, prangosen babë e bir, iu sekuestrohen maki
18 February 2020, 11:45Nga DOSJA
Durrës-Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir, personat me iniciale I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, pasi janë kapur me drogë, armë dhe municione luftarake. Sipas Policisë, 57-vjeçari është kapur me disa doza kokainë, ndërsa djalit të tij pas kontrollit në banesë i janë sekuestruar 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme, ku u inaguruan ambiente...
TIRANË– Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkë...
TIRANE– Kjo foto është një skenë krimi. Ato 5 kamera, të mbivendosura mbi njëra – tjerën, bërtasin për korrupsionin që bëhet në mes të rrugës, në derën e instit...
Bulqizë- Altin Tola, administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën tre anëtarë të familje...
GREQI– Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje të përgjakshme me thika me disa pakistanezë. Mediet greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 2...
TIRANË– Një gërvishtje makine ka bërë që dy drejtuesit e mjeteve dhe një grup efektivësh të përfshihen në një përleshje masive. Në një denoncim të publikua...
Bulqizë-Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit në Bulqizë, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, Rajmonda Tola, me dy fëmijët, Rudina Tola dh...
Tiranë- 8 kandidatët që janë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, këtë javë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit ose “makinës të së vërtetes”. Më...
Tiranë- Shqiptarët e marrin seriozisht ‘luftën’ me kompanitë celulare, pasi këto të fundit rritën çmimet e tarifave me 200 lekë. Qytetarët për këtë &cced...