15 September 2022, 22:23
Nga k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar akuzat e ngritura dhe të depozituara në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me ndërhyrjet estetike. Në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", Kryemadhi tha se nuk ka asnjë operacion apo ndërhyrje plastike që kushton 280 mijë euro. Madje me humor u shpreh se edhe po të kishte ndryshuar gjini, nuk do të kishte kushtuar aq shumë.
“Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq. Ju jeni një çun tirone e dini shumë mirë që nuk kushton asnjë përmbajtje në atë vlerë parash. Tani edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. Kam qarë nëpër televizione. Jam operuar me cist në kokë, kam operuar vajzën 6 herë në Austri. Jam kuruar edhe nga Silva Shametaj. Ne ia kemi marrë dorën se jemi personazhe publike. Monika Kryemadhi nuk firmos kurrë në emër të djalit apo vajzës. Dhe një gjë tjetër. E kuptoj që Veliaj ka hall shumë të madh. Nuk e shpëton dot as blerja e mercenarëve. Më thërrit "live" që të bëj operacione plastike të të rrish shikueshmërinë. A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino? Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër,"-tha Kryemadhi në fjalën e saj.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë paditur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ketë herë, paditës është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij, Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga nga një bankë offshore e shtetit të Qipros. Ndërsa Meta, sipas Beqirit, në vitin 2013-2014 ka bërë një ndëryrje kriurgjikale për t’u dobësuar në spitalin e Vjenës, por nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për këtë fakt në deklaratat periodike të ILDKPI.
monika kryemadhi
Politike
15 September 2022, 22:11
k.m.
Joseph Borrell
TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Europian, Joseph Borrell ka shprehur mbështetjen për Shqip&eu...
Politike
15 September 2022, 21:44
I.A
Intervista
TIRANË- Dan Friedman bashkë me kolegët David Corn dhe Hannah Levintova në 6 Mars 2018 publikuan një investigim të ...
Politike
15 September 2022, 21:06
k.m.
Ilir Meta dhe Baton Haxhiu
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe analisti Baton Haxhiu janë përplasur për t&eu...
Politike
15 September 2022, 20:57
e.k
Dorjan Teliti
TIRANË- Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka deklaruar se qëllimi i qeverisë n&e...
Politike
15 September 2022, 20:39
I.A
Vangjel Dule
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë për propagandë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...
Politike
15 September 2022, 20:37
e.k
Flamur Noka
TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë teksa u shpreh se tashmë mi...
Politike
15 September 2022, 20:16
e.k
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Është bërë e udhës tashmë që deputetët e Kuvendit të Shqipëri...
Politike
15 September 2022, 20:04
e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duke folur për në Kuvend komentoi dhe mos votimin e Flor...
Politike
15 September 2022, 19:27
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi sot emrat e delegatëve të partisë në 11 nj&eu...
Politike
15 September 2022, 19:04
I.A
Kuvendi
TIRANË- Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republik...