LIVE UPDATES
Politike

"70 minuta të çuara dëm"/ Bardhi reagon ndaj Ramës: Nuk kishte transparencë! Kush po investon në Zvërnec?

Ai tha se kryeministri Rama e di më mirë se askush tjetër, se për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton, kush është pronari dhe kush janë pronarët përfitues fundorë.

1 June 2026, 16:53 Nga E.d
"70 minuta të çuara dëm"/ Bardhi reagon ndaj
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e mbajti ditën e sotme pas situatës së krijuar në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Rama nuk bëri transparencë, ndërsa tha se fjalimi i tij ishte një 70 minutësh i çuar dëm.

Ai tha se kryeministri Rama e di më mirë se askush tjetër, se për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton, kush është pronari dhe kush janë pronarët përfitues fundorë. Bardhi tha se shqiptarët duan emrat e atyre që fshihen pas kompanive, të cilëve kryeministri Rama u ka firmosur lejen e zhvillimit. 

Reagimi i Gazmend Bardhit

Zoti Kryeministër,

E dëgjova dy herë fjalimin tënd 70-minutësh. Një mundim i madh, por doja të sigurohesha që nuk më kishte shpëtuar detaji më i rëndësishëm. Për fat të keq, ishin 140 minuta të çuara dëm. Nga fjalimi yt tani e kam të qartë çfarë mendon për Katarin, Gazën, Izraelin, Greqinë, Malin e Zi dhe për këdo tjetër, të fe e të pafe, që të doli përpara në ato 70 minuta. 

Madje u njoha edhe me idenë prekëse të tërheqjes në katundin tënd të vogël në Surrel, mes vilës, pronave dhe halleve të jetës së fshatit. Por një gjë krejt e thjeshtë, që mund ta sqaroje në 30 sekonda, mbetet ende mister. Kush janë pronarët përfitues fundorë të projektit në Zvërnec që fshihen pas kompanisë së regjistruar në parajsë fiskale në Hollandë? Këtë nuk na e the, edhe pse për 70 minuta nuk le gjë pa na treguar:

Kush u interesua për Zvërnecin.
Kush po investon në Zvërnec.
Kush na ka zili. (Perlë.)
Kush po na mashtron. (Akoma më perlë.)
Madje dëgjuam me interes edhe për patriotizmin, vizionin dhe sakrificat e tua në emër të atdheut.

Por jo për pronarët.

Zoti Kryeministër,

Ti e di më mirë se askush tjetër se për një projekt të tillë nuk ka rëndësi vetëm kush interesohet, kush investon, kush e promovon apo kush del në fotografi. Këto dihen prej kohësh.  Për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton. Kush është pronari. Kush janë pronarët përfitues fundorë.

Shqiptarët duan emrat. Emrat e atyre që fshihen pas kompanive-guackë dhe të cilëve ti u ke firmosur lejen e zhvillimit. Sot na the edhe se do të ndërtojnë ishuj në det. Kjo është një temë më vete, sepse po sot na sigurove gati me ngashërim se në këtë projekt nuk ka asgjë shtetërore. Se gjithçka është pronë private. Që kur deti në Vlorë është bërë pronë private dhe nuk e paskemi marrë vesh? Por mos u mundo sot për këtë. Sot pyetja është edhe më e thjeshtë.

Kush janë pronarët përfitues fundorë?

Nëse nuk përgjigjesh dot, atëherë mos na harxho kohën me hartime patriotike dhe vegime apokaliptike. Sepse kështu mund të mbrosh ndonjë interes tëndin, por jo interesin publik. Dhe nga gjithçka që the në ato 70 minuta të mundimshme për t’u dëgjuar, vetëm një ide ia vlen të mbahet mend:  Të ikësh në katundin tënd. Ide e shkëlqyer. I mbyllur në Surrel do të bëje shumë më pak dëm!/Dosja.al

gazment bardhi zvërnec edi rama

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa