11 May 2026, 19:56
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohen përballë asaj që ai e cilësoi si ‘diktaturë’. Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Berisha shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve që, sipas tij, tregojnë guxim dhe qëndresë ndaj një regjimi që ai e akuzoi për vjedhje dhe varfërim të vendit.
Kreu u opozitës, veçoi pjesëmarrjen në protestën e 8 majit në Tiranë, duke thënë se pavarësisht reshjeve të shiut dhe asaj që e cilësoi si 'censurë mediatike', protestuesit dolën në bulevard për të shprehur revoltën ndaj qeverisë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.
Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju.
Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut. Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjejgësinë më të lartë par avetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre.
U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shdnërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim. Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve. Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr. Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij.", u shpreh Berisha./Dosja.al
sali berisha pd
Politike
11 May 2026, 19:35
E.d
Flamuj të BE-së
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politi...
Politike
11 May 2026, 18:48
E.d
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kr...
Politike
11 May 2026, 18:39
D.S
Kujtim Çakrani
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështje...
Politike
11 May 2026, 18:40
E.d
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate,...
Politike
11 May 2026, 18:21
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq...
Politike
11 May 2026, 17:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korru...
Politike
11 May 2026, 16:28
E.d
Robert Ndrenika
TIRANË- Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryeta...
Politike
11 May 2026, 15:54
D.S
Robert Ndrenika
TIRANË- Vetëm disa ditë pas takimit të ngrohtë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aktorit Robert Ndrenika, ...
Politike
11 May 2026, 15:40
E.d
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit ...
Politike
11 May 2026, 15:32
D.S
Ilir meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Çark...