LIVE UPDATES
Insights

860 mijë euro shopping online? Edhe Kim Kardashian do të skuqej!

Po, e lexuat mirë: 860 mijë euro, jo 860 mijë lekë. Dhe jo për ndonjë biznes apo investim, por thjesht për të përmirësuar garderobën. Sinqerisht, edhe Kim Kardashian mund të ndihet modeste krahasuar me këtë stil jetese!

12 February 2025, 07:26 Nga Dosja.al
860 mijë euro shopping online? Edhe Kim Kardashian do të skuqej!
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANA- Në një vend ku mesatarja e pagës mezi kalon 600 euro, bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, paska bërë 860 mijë euro blerje online për veshje dhe bizhuteri. Po, e lexuat mirë: 860 mijë euro, jo 860 mijë lekë. Dhe jo për ndonjë biznes apo investim, por thjesht për të përmirësuar garderobën. Sinqerisht, edhe Kim Kardashian mund të ndihet modeste krahasuar me këtë stil jetese!

Tani, sigurisht që kush jemi ne të gjykojmë? Ndoshta ishte e domosdoshme të porosiste një palë Jimmy Choo për të përballuar stresin e ditës, apo ndonjë çantë Hermès për të mbajtur “barrën e rëndë” të jetës së një bashkëshorteje të pushtetit. Ndoshta, në ndonjë botë paralele, kjo është e zakonshme për gratë e njerëzve të pushtetshëm, por në Shqipëri, ku mijëra familje numërojnë qindarkat për të kaluar muajin, kjo nuk është as luks – është fyerje publike.

Ku u gjetën këto para? Kjo është pyetja që SPAK duket se po përpiqet të zbulojë. Po të ishte një qytetar i zakonshëm, do të kishte përfunduar në hetim edhe për ndonjë blerje mbi 1,000 euro pa justifikim të të ardhurave. Por për zonjën Xoxa, duket se ligjet financiare dhe kontrollet e pasurisë thjesht nuk ekzistonin. As deklarata pasurie, as justifikime. Thjesht klik-klak në tastierë dhe porosia mbërrin!

Por le të mos jemi cinikë, ndoshta është e gjitha një keqkuptim. Ndoshta 860 mijë euro nuk janë për blerje personale, por për bamirësi – ndoshta një koleksion rrobash për të shpërndarë tek të pastrehët. Ose ndoshta ndonjë projekt artistik për të promovuar “Tiranën moderne” nëpërmjet një parade mode private. Kushedi, mbase kemi keqkuptuar të gjithë vizionin e madh të kësaj elite.

Por ajo që nuk është e keqkuptuar është tallja e hapur me shqiptarët. Teatri i “rilindjes” politike ku propagandohet “përulësia” dhe “shërbimi ndaj qytetarëve” është zhbërë me një të rënë të kartës së kreditit. Edi Rama mund të bëjë sa të dojë fjalime për “drejtësinë që ka dalë nga shinat”, por ndoshta duhet të na shpjegojë më parë se si një familje që jeton nga rroga publike mund të bëjë gati 1 milion euro shopping.

Me këtë ritëm, mos u habitni nëse nesër zbulohet ndonjë transaksion për villa në Maldives ose një flotë supermakinash. Kjo nuk është më një çështje korrupsioni – është një realitet që na përplas të gjithëve në fytyrë: ata që janë në pushtet nuk kanë frikë më as të fshehin pasuritë e tyre të paligjshme. Çfarë ka ngelur më?/Dosja.al

ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Insights 10 February 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Insights 3 February 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 February 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 January 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin