LIVE UPDATES
Politike

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

Madje dhe pati një "përplasje" me dy prej të pranishmëve që kërkuan një përgjigje të prerë prej Bashës. 

29 May 2023, 18:58 Nga k.m.
A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës
Lulzim Basha

DURRËS- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me të rinj në qytetin e Durrësit ku shpalosi dy propozimet që do të sjellin zgjidhje për ta. Gjatë fjalës së tij Basha tha se rinia shqiptare është lënë pas dore dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeverisja. Lulzim Basha u pyet nga të rinjtë në Durrës, nëse do të rikandidojë për kreun e Partisë demokratike, Në përgjigjen e tij ndaj të rinjve, Basha tha se kjo nuk është fushatë, por janë takime për të pasqyruar gjendjen aktuale të vendit, por megjithatë nuk dha asnjë përgjigje konkrete. Madje dhe pati një "përplasje" me dy prej të pranishmëve që kërkuan një përgjigje të prerë prej Bashës. 

PJESË NGA BISEDA: 

I riu: Këto persona nuk na kanë lënë as ta afrohemi që i përmendët dhe ju, kërkojmë minimumi një kërkim falje. Qëpari thatë se këto ka një trinom, a është edhe ky një rikthim; pra nuk është një trinom por bëhet katër. A nuk duhet të hapim një projekt të ri dhe me të rinj?

Basha: E para të garantoj se kjo nuk është fushatë, kur të nisë nuk do e mbaj të fshehtë, kjo nuk është fushatë është bashkëbisedim në një gjendje politike të vendit pas 14 majit. E para është të kuptojmë se nuk jemi pakicë. Nëse e masim veten me zhvillimet e brendshme do të humbim. Do vendos do kandidoj apo jo kur të hapet gara për kreun e PD. Mos kini merak nuk do t'ju mbaj gjatë për ketë.

I riu: Pyetja ime ishte shumë e thjeshtë nuk e merr sot për nesër sa të dalë riorganizimi i partisë. Ne jemi mbledhur këtu për të folur hapur. Nuk e kuptoj kjo gjë duhej bërë edhe më para. Situata është që ne na duhet hapje për rininë. Nëse qëndrojmë sërish tek Berisha-Basha, nuk do të kemi të ardhme ndonjëherë. Unë s'kam ardhur që të prishur takimin. Të kam mbështetur gjithmonë. Nëse ju kandidoni do i japim fabul Berishës...?

Basha: A the se ke respekt për kulturën? Po ja merr mikrofonin tim, por ulu.

Ndër të tjera, gjatë takimit me të rinjtë e Durrësit, ai u shpreh se ata që kanë thurur plane se do të zhdukin PD-në duhet ta harrojnë, pasi do të ndodhë e kundërta.

“Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht time, por të PD-së, opozitës. Platforma që duan apo s’duan disa do të shkojë para. PD-ja do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ta harrojnë ata që thurin plane se do ta zhdukin PD-në, e kundërta do ndodhë,”- deklaroi nga qyteti bregdetar Basha. Po ashtu, ai shtoi se bandat kriminale me sistemin aktual po fusin përfaqësuesit e vetë në Parlament, duke u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Prej 2008 e deri më sot kjo sëmundje është bërë gjithnjë e më e madhe. Durrësi është rasti konkret ku kapja e bashkisë ka rezultuar shkatërrimtare për ekonominë, të një prej qendrave më të njohura në botë, që sot nuk konkurron dot as me një fshat të Kroacisë. Më parë deputetët zgjidheshin nga gara “kokë më kokë”. Por problemi që ishte me maxhoritarin, u dyfishua me proporcionalin. Ju i njifni ata, e dini shumë mirë nga vijnë dhe si i marrin votat. Para disa vitesh u kalua një ligj i dekriminalizimit, që të mos lejonte personat me rekorde kriminale të hynin në parlament. Por ja gjetën zgjidhjen ustallarët. Fusin djalin e tyre, dhëndrin, etij dhe marrin vendime në emër të tyre. Por edhe proporcionali mund të mos funksionojë totalisht, pasi një pjesë e deputetëve i marrin votat përmes bandave dhe parave. Duhet vetting i politikanëve. Listat e hapura dhe vetting i politikanëve janë dy goditje në zëmër të trekëndëshit të bermudës. Kam parasysh një sistem të tërë që qëndron pas tyre. Servilët që ju qëndrojnë pas, se shpresojnë se do të kapin ndonjë copë. Kriminelët që mund të kryejnë edhe veprat më të rënda penale, por nuk dënohen se kanë pas politikanët,”-shtoi Basha.

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është përgjigjur të gjitha atyre që e kritikojnë për rikthimin e tij. Sot Basha takimin e zhvilloi në Durrës, por më herët ka qenë edhe në Tiranë e Shkodër, ku ka zhvilluar edhe disa takime, jo vetëm me të rinjtë, por edhe me demokratë të tjerë.

lulzim basha rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin