LIVE UPDATES
Politike

"Shkrirja" e Akademisë së Studimeve Albanologjike/ 'S’ka bashkim pa naze'- Gjinushi: Nuk rrezikon punën asnjë akademik

Gjinushi: Bashkim institutesh, nuk rrezikon punën asnjë akademik

29 May 2023, 14:22 Nga m.s
"Shkrirja" e Akademisë së Studimeve Albanologjike/
Skënder Gjinushi

TIRANE- Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, në një intervistë për "News 24” foli për Akademinë Albanologjike. Ai theksoi se Akademia e Studimeve Albanologjike- ASA, do të ketë më shumë liri akademike. Skënder Gjinushi tha se vendit tonë i duhet një pol i fortë për shkencën, pasi është një prej kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për anëtarësimin në BE. Ai theksoi ndër të tjera nuk se bëhet fjalë për shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike, por bashkim të saj me Akademinë e Shkencave.

“Është shumë e qartë që është një bashkim, jo shkrirje. Me një VKM të ngjashme kanë ndodhur ndryshime të tilla, në 2007, që rezultoi një eksperiment i dështuar, ku u shkrin institutet dhe u ngritën më vete. Për pasojë ka dhe një debat publik për statusin e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Duhet kuptuar se nuk bëhet fjalë për qëndrim ndaj një institucioni, por politikën që duhet ë ndjekim për strukturimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, pasi mungon. Mbulohen disa fusha. Nuk kemi institute të kohësh psh. Ky është qëllimi i parë dhe arsyeja se pse Akademia e Shkencave ka ndërmarr këtë hap në bashkëpunim me ministren e Arsimit. Një nga komponentët e kërkimit shkencor janë shkollat e larta. Arsimi dhe shkolla duhet të ecin bashkë, është i vetmi mjet. Kjo është kërkesë dhe vizioni i Akademisë. Ka pasur disa ide, ku Akademia të ngelej bord, pa vendimmarrje, thjesht promovues. Ka 2 vite para votimi të ligjit dhe dy vite tani që është bërë debati. E gjithë kjo ka qenë që Akademia të ketë dhe rol aktiv siç janë shumica e akademive në vend si yni. Akademia e Vjenës ka pranë vetes disa institute kryesore. Kjo pasi luan rol në formimin dhe promovimin e shkencëtarëve apo profesorëve që janë pjesë e saj. Ligji nuk përcakton se sa institute duhet të ketë, por e lë në vlerësimin e komunitetit shkencor se sa duhet të jenë. Pjesa më aktive e Akademisë do të jenë pjesë e këtij institucioni ku do të ketë 4 institute. Në ligjin e Arsimit të lartë instituti është njësi, s’ka reduktim për këtë gjë, por gjithëpërfshirje. Njësia më bazë është instituti kërkimor dhe do të quhen siç janë. Do të kenë të njëjtën organizim. Siç kanë punuar do të punojnë. I vetmi ndryshim është se nuk janë më nën Ministrinë e Arsimit, por nën Akademinë e Shkencave. Njerëzit nuk janë të papunës. Deri në 31 dhjetor do të quhen me këtë status dhe në 1 do të rikonfirmohen po me atë strukturë, me atë personel, madje dhe do e ristrukturojmë.”, tha kreu i Akademisë së Shkencave.

Ai sqaroi se kontratat e akademikëve të Akademisë së Studimeve Albanologjike është e përhershme.

“Jo! Ne e bëjmë kontratën të përhershme. Një nga njësitë e reja që synojmë është Nanoteknologjia. Është aplikuar për një projekt me 20 mln euro fond. Qëllimi është që të ngrihen njësi të reja dhe të strukturoren institutet, siç është IGJEUM-i. ASA është pasojë, pasi nuk e ka caktuar ajo statutin e vetë dhe që i kanë lënë me status të pazgjidhur me ligj. Këtë e kanë bërë qeveritë. Qeveria sot është e detyruar që të nxjerrë një akt për të rregulluar statusin, ose duhet të jetë pranë shkollave, ose pranë Akademisë së Shkencave. E vetmja strukturë që do të ndërrojë, është se s’do të ketë më borde administrimi, ku shumica kontrollohet nga Ministria e Arsimit, por do të ketë bord drejtorësh. Nuk do e ketë më këtë varësi nga Ministria e Arsimit. Me ligj Akademia e Shkencave dhe Akademia e Albanologjisë, s’i marrim asgjë njëri-tjetrit, por bashkohemi. Ky vendim është vendim emancipues i qeverisë se është e vetmja që lëshon një kompetencë që sot ka fuqinë dhe të drejtën e kontrollit financiar përmes bordit. Të dish që bordi ka shumë kompetenca. E keni parë kur bordi përplaset me rektorin, ka bllokime në universitet. Të gjitha komentet e tjera janë të pavërteta. Asnjëherë nuk është ndryshuar ky ligj. S’ju ka dhembur kaq shumë pushteti politik se sa ky pushtet. Ky nuk është pushtet, por vizion. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit janë pjesë e Akademisë së Shkencave. Ne kemi punuar si trupë. Akademia merr përgjegjësinë. As ata nuk bënin dot pa ne, as ne pa ata. Ne drejtuesit e njësive s’i paguajmë fare deri më sot, mos u merakosni. Ata bëjnë punë vullnetare, pasi janë pjesë e akademisë. Ata do të paguhen si autorë. Sidomos për fjalorin. Dhe ideja është bërë së bashku, që mos të quhemi dy institucione.

Ne duam që pranë Akademisë së Shkencave, të jenë qendrat më elitare të kërkimit shkencor, si ASA apo dhe institute të tjera. Qëllimi është jo vetëm që të rrisim bashkëpunimin, por të evidentohen financimet për shkencën. Shqipëria është në prag të anëtarësimit, një nga kushtet është ai për shkencën. Kjo si arrihet? Rritja e prodhimit? Me këto struktura kërkimore që kemi ne nuk arrihet, se janë minimale. Po nuk fuqizove departamentet e kërkimit, këto lekë ose do t’i harxhosh kot. Nëse ngremë qendrën e Nanoteknologjisë, s’kemi merak se do të ngrihet pranë akademisë apo universitetit. Sido që të vihet ‘nën’ kuptimin formal, pasi ato janë të pavarura në vendime, rëndësi ka që të ngrihet. Ndaj s’ka bashkim pa naze (qesh). Këto gjëra janë ideua së bashku. Ne po bëjmë fjalorin e madh. Fjalori i madh ka dy drejtues. Ky bashkëpunim ishte i domosdoshëm, atyre iu duhej kontributi i profesor Jani Thomait, dhe ne na duhej bashkëpunimi me Akademinë e Albanologjisë. Çudia është që pse janë ndarë dhe jo se pse po bashkohen! Këta që flasin kundër bashkimit, kanë qenë kundër ndarjes. Kemi dy vite që kjo gjë konsultohet. Ne e kemi bërë publike përmes strukturave tona. E vetmja strukturë që ndërrohet është bordi i administrimit. Këtu te ne mungon poli i shkencës.”, theksoi Gjinushi.

Mes të tjerash Gjinushi u ndal dhe te komentet e kryeministrit Edi Rama për të.

“Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të vepritmarisë së Akademisë. Rama tha; çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.”, tha ai, ndërsa nuk i kurseu ironitë për akademikë të tjerë, që sipas tij kanë qejf që t’i zënë vendin.

Po ashtu ai u ndal te ndryshimet ligjore për zgjedhjen e kreut të Akademisë së Shkencave. “Do të drejtojë deri sa asambleja të ma japë këtë besim. Një pjesë e senatit, kur janë veç e veç janë dakord, kur janë bashkë, ndryshojnë (qesh)”, mbylli fjalën e tij Gjinushi.

skender gjinushi akademia albanologjike

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes