17 January 2026, 12:30
Nga DOSJA

"Me Edi Ramën nuk ka asnjë kompromis. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para ligjit për të gjitha aktet e tij, vjedhjet e tij monstruoze. Të dashur miq, dosja Balluku në fakt është dosja Rama. Ne 6 mijë mesazhe të asaj dosje, shumica dërrmuese lidhet direkt me Palloshin e gjatë dhe janë të tijat direkt. Në tre rreshta të asaj dosje, dy janë akuzë direkt për Edi Ramën. Por një dosje kriminale e shkallës më të lartë është dosja e AKSHI-t. Ergys Agasi, ish-koordinatori i Edi Ramës për kartelet e drogës dhe bandat, është njeriu që me urdhër të Edi Ramës ka kontrolluar çdo të dhënë private, çdo telefon celular, çdo email të cilitdo person që Edi Rama i ka kërkuar atij, qoftë ky shqiptar apo i huaj.
Edi Rama me Ergyg Agasin ka kontrolluar në mënyrën më mafioze, duke ushtruar pengmarrje të pjesëmarrësve në tender, tenderat e AKSHI-t me qëllimin e vetëm që qindra milionë euro të shkojnë në kontot e familjes Rama nëpërmjet kunatit të Lindës së Surrelit dhe në fakt jo Lindës së AKSHI-t. U faktua dje nga dosja se hakerat e kompjuterëve të SPAK-ut, komunikonin direkt me Edi Ramën dhe i nisnin atij direkrt të dhënat që hakeronin nga këto kompjutera. Dhe këto janë vetëm një pjesë e aferave. Ju e mësuat Duranën se çfarë vjedhje e paimagjinueshme.
Miq, kur ju mësuat se inceneratori i Tiranës 130 milionë euro nuk ekziston, por ato janë paguar, kjo ishte në bindjen time rasti i parë në jetën tuaj që kishit dëgjuar për një gjë të tillë. Kurse pas tij na rezultojnë tenderat e AKSHI-t, në të cilat baxhanaku me prestanome fiton tendera me 98 përqind fitimin, pa bërë asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë punë, asnjë faturë për tenderin që ka fituar, por thjesht një transfertë të parave nga thesari i shtetit në kontot e tij bankare. Edi Rama i jep kunatit në AKSHI tender me 75 milionë euro për përmirësimin e inteligjencës artificiale, një trillim fund e krye se si të marrin edhe 75 milionë të tjera pasi nuk ngopen. Kështu që në këto rrethana, fjala e qytetarëve është vendimtare për shpëtimin nga ky regjim," tha Berisha.
Politike
17 January 2026, 12:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një fond në dispozicion prej 20 milion&e...
Politike
17 January 2026, 12:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por përmes një kryengritjej...
Politike
17 January 2026, 12:20
I.A
Edi Rama
GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ngrejë një task forcë për një plan me tre faza n&eum...
Politike
17 January 2026, 12:16
I.A
Edi Rama
GOLEM- Kryeministri Edi Rama është kapur me kryebashkiaken e Dimalit Juliana Mema ditën e sotme. Teksa ndodheshin në takimin n...
Politike
17 January 2026, 12:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar situatën politike dhe institucionale në vend, duke akuzuar kr...
Politike
17 January 2026, 12:08
I.A
GOLEM- Kryeministri Edi Rama ua ka hedhur fajin qytetarëve për përmbytjet që ndodhen në vend. Në takimin me kryebashkiak&eu...
Politike
17 January 2026, 11:55
I.A
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar ditën e sotme episodin e pak ditë...
Politike
17 January 2026, 11:37
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamen...
Politike
17 January 2026, 11:14
I.A
Takimi
GJERMANI- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuad...
Politike
17 January 2026, 11:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në dokumentet hetuese të SPAK, është evidentuar...