15 November 2022, 10:44
Nga k.m.
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se si funksionon Bordi i Transparencës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura se favorizohen kompani të caktuara. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj u shpreh se çmimi përcaktohet nga bursa dhe nga taksat vendase, e se kush pretendon të kundërtën duhet të provojë akuzat.
Pyetje: Bordi i Transparencës, vendimet që merr ky bord duket se favorizojnë kompanitë e shitjes së karburantit se çmimet që vendosni nuk reflektojnë lëvizjet në bursë?
Ibrahimaj: Bordi i Transparencës tashmë po bëhet me një vit që operon. Ju sfidoj të provoni atë që keni thënë në raste të përsitura. Ju supozoni që bordi merr vendimet në bazë të ecurisë së bursës. Që me fillimin e Bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve. Kemi ulur marzhet ndjeshëm në më shumë se në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë. Ju na thoni se nuk reflektojmë çmimet të bursës. Ju mund ti referoheni naftës bruto, ndryshe nga çmimet që ne u referohemi. Në përdorim çmimin PLAC SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet dhe taksat. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe me siguri e dini që dollari leku shqiptar është zhvlerësuar nga dollari. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë bëhet me të gjitha komponentët. Unë me përgjegjësi ju them se aludimi nuk është i saktë dhe jo korrekt.
delina ibrahimaj
Politike
15 November 2022, 10:27
A.B
Erion Brace
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe parashtroi më shumë se 10 pyetje për përfaqësuesit shqiptarë ...
Politike
15 November 2022, 10:37
k.m.
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me rritjen e normave të interesit ndikon në ...
Politike
15 November 2022, 10:32
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të nxjerrë fakte që opozita ka kompani offshore, por shtoi se shumë shpe...
Politike
15 November 2022, 10:14
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendom se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa shton se nuk janë ...
Politike
15 November 2022, 10:09
A.B
Besart Kadia
TIRANË- Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia deklaron se Projekti i Portit të Durrësit, do të krijojë...
Politike
15 November 2022, 10:04
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të investojnë në bonot e thesarit. Në një konfer...
Politike
15 November 2022, 09:49
A.B
Eduart Shalsi dhe Agron Shehaj
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë për Portin e Durrësit nisi dhe vijoi me debate. Në një moment, k...
Politike
15 November 2022, 09:33
A.B
Eduart Shalsi dhe Dashamir Shehi
TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomis&...
Politike
15 November 2022, 09:39
k.m.
Pamje nga sherri
TIRANË- Sherr tek Komisioni i Ekonomisë për kontratën e portit të Durrësit. Teksa mori fjalën për...
Politike
15 November 2022, 09:30
A.B
Agalliu
TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit, shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i Partisë Demokratike...