27 February 2023, 12:33
Nga f.g
Flutura Açka, deputete e PD
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka deklaroi sot në Komisionin e Edukimit dhe Medias se ata shkrimtarë që dikur shkruanin për diktatorin Enver Hoxha janë shumë të ndershëm se ata persona që i shkruajnë sot kryedemokratit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Açka që është njëherazi edhe poete deklaroi se nuk i gjykon kurrë kolegët e saj.
Pjesë nga fjala e Açkës:
Unë vetë kam shkruar fëmijë dhe për fat të mirë i kam shpëtuar faktit që s’kam botuar asnjë poezi për diktaturën. Por nuk i gjykoj kurrë kolegët e mi që në kushte të caktuara, kanë shkruar poezi dhe romane të caktuara.
Ne nuk ia kemi shpjeguar shqiptarëve që ata që kanë shkruar poezi për Enverin, janë viktima jo fajtorë. Ne i kemi futur në një kallup të gjithë dhe i kemi dënuar edhe publikisht pse ata kanë shkruar një poezi për Enverin.
Po ta kishim bërë këtë debat publik me kohë, këta njerëz nuk do të ndiheshin sot viktima dhe të intimiduar. Ne duhet ti mbrojmë ata duke u shpjeguar qasjen ashtu siç është e vërteta. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, do ti lëmë viktima të kohës së tyre.
Është më e ndershme ajo që kanë bërë ata që kanë shkruar një poezi për Enverin në atë kohë, sesa ata që shkruajnë romane sot për Sali Berishën dhe libra e poezi për Edi Ramën në kohë lirie. Midis të dyve, zgjedh të parët që e kanë bërë në kushte dhune sesa këta që e kanë bërë në kushte lirie. E vërteta u duhet thënë siç ka qenë.
Duke qenë dëshmitarë e kemi për detyrim që duhet ta themi të vërtetën siç ka qenë, jo për të dënuar, jo për të marrë hak por për të shpjeguar brezave që vijnë siç ka qenë e vërteta./Dosja.al
flutura acka komisioni i edukimit dhe medias
Politike
27 February 2023, 12:35
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen ...
Politike
27 February 2023, 12:34
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e pyeti sërish ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri ...
Politike
27 February 2023, 12:21
f.g
Shpetim Idrizi, Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si një "gabim të panevojshëm" thirrjen...
Politike
27 February 2023, 11:53
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Politike
27 February 2023, 10:56
f.g
Taulant Balla
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur kthimin e ligjit për "Dekoratat në...
Politike
27 February 2023, 11:21
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka replikuar sërish me kandidatin e Partisë Demokratike Fredi Beleri, i cili e...
Politike
27 February 2023, 11:17
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se pas kundërpërgjigjes së d...
Politike
27 February 2023, 11:15
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se nuk mund të shtohet &cc...
Politike
27 February 2023, 11:13
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se në seancën e 2 marsit, ku do t...
Politike
27 February 2023, 10:49
F.M
Edi Rama
PODGORICË- Nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti janë pritur me c...