28 June 2026, 10:31
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi nismën e re që synon kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore. Gjatë fjalës së tij në podcast-in "Flasim", Rama u shpreh se kjo synon që t’i japë fund përhapjes së internetit në formën e kabllove.
Në lidhje me këtë, ai tha se është një ndërhyrje që adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike dhe për të unifikuar komponentët e hapësirës publike. Lideri i qeverisë shtoi se në korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0". Sipas tij, ky program do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër dhe do të krijojë kapacitete të reja parkimesh.
Rama: Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, duke kaluar gradualisht në infrastrukturë nëntokësore.
Është një ndërhyrje që, patjetër, adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike, për të unifikuar komponentët e hapësirës publike, duke vazhduar të pastrojmë llozhrat e së shkuarës së largët apo të afërt, që janë ende të pranishme nëpër qytetet tona dhe, në vijim, në muajin korrik, do të prezantojmë edhe programin e ri kombëtar "Rilindja Urbane 2.0", i cili është një program i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor për fazën e ardhshme të zhvillimit të komuniteteve në të gjithë vendin, që shkon përtej investimeve që kemi bërë deri më sot.
Një program që do të adresojë ndërhyrjet e mbetura në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mbështesë zhvillimin e transportit publik të gjelbër, do të krijojë kapacitete të reja parkimesh, do të çelë rrugën e rigjallërimit të një sërë zonash industriale që kanë mbetur në pezullin e të shkuarës dhe do të nxisë zhvillimin e muzeve të identiteteve lokale, duke pasur njëkohësisht si pikë fokale zgjerimin e programit për start-up-et dhe forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe sipërmarrjes në funksion të zhvillimit ekonomik.
Nuk është një program thjesht dhe vetëm i mbështetur nga një fond investimesh, por është një program që do të stimulojë marrëdhënien aktive të pushtetit vendor me komunitetin dhe një angazhim të përditshëm në zbatimin e projekteve në terren, në harmoni me nevojat e komunitetit për më shumë informacion, për më shumë transparencë, për më shumë vetëdijësim po ashtu. Dhe në këtë frymë, një "Rilindje Urbane 2.0" do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm drejt "Shqipërisë 2030" në Bashkimin Europian./Dosja.al
edi rama
Politike
28 June 2026, 10:21
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur sërish tek libri “The Albanian Files”, për t&...
Politike
28 June 2026, 10:11
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se libri "The Albanian Files" është vendosur në shënjestër nga...
Politike
28 June 2026, 09:33
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për vizitën në Paris dhe Gdansk, për të cilën tha se u diskutua p&...
Politike
28 June 2026, 09:43
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme letrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila ës...
Politike
27 June 2026, 22:58
E. D
pamjet
PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në P&eu...
Politike
27 June 2026, 22:23
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar këtë të shtunë protest&e...
Politike
27 June 2026, 21:01
E. D
“Diella"
TIRANË- Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet...
Politike
27 June 2026, 20:30
E. D
Ilaria Salis
TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ram&e...
Politike
27 June 2026, 18:11
E. D
TIRANË- Gazetarja polake, Margo Rejmer, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën me t&...
Politike
27 June 2026, 17:27
E.d
TIRANË- Libri “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), ka sjellë në qendër të vëmendjes projektin e Zv&eum...