30 December 2025, 13:08
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se afera më e zezë e këtij viti është AKSHI i familjes Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deri dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave ishte Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.
Lideri i opozitës tha se pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut. Nga zyra e selisë blu, ai tha se kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit siguruan fitime përrallore pa bërë asnjë veprim.
"Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama. Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu. Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.
Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim. A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve? Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.
Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim. Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë. E kuptoni ju? Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama ergys agasi
Politike
30 December 2025, 13:07
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se opozita ka humbur privilegjet e pushtet...
Politike
30 December 2025, 13:04
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës u pyet nga gazetari Ergys Gjençaj se pse është e pabarabart&e...
Politike
30 December 2025, 13:02
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025, u karakterizua nga një den...
Politike
30 December 2025, 12:56
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha. Në një deklaratë ...
Politike
30 December 2025, 12:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025 është viti, në të...
Politike
30 December 2025, 12:50
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon dhe shtoi se&n...
Politike
30 December 2025, 12:47
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit për bisedat mes Belind...
Politike
30 December 2025, 12:43
D.S
Kryeministri Rama në konferencën e fundviti
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama tha se fjala e dhënë për hapjen e aeroportit të...
Politike
30 December 2025, 12:40
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e Vlorës ku ngeli pa ujë, duke ia katapultuar fajin Opozitës. Gjat&eu...
Politike
30 December 2025, 12:38
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se viti 2025 ka qenë i suksesshëm në ar...