13 December 2025, 14:09
Nga M.L
Sali Berisha, Flamur Noka
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar demokratët që ose të angazhohen për protestën kombëtare më 22 dhjetor, ose të tërhiqen nëse nuk mund ta përkrahin. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha theksoi se qëllimi i protestës është krijimi i një qeverie teknike, duke theksuar se ata që do të marrin pjesë janë të bekuar, ndërsa të tjerët që nuk i bashkohen menjëherë mund të bashkohen më vonë.
DEKLARATA:
Në këtë situatë, komplekse dhe të vështirë, kemi arritur disa arritje shumë të mëdha për ne në këtë betejë. Janë shtatë rezoluta ndërkombëtare që sanksionojnë Shqipërinë narkoshtet. Sanksionojnë zgjedhjet farsë elektorale, dhe pa u zhvilluar disa prej tyre. Sanksionojnë shtypjen dhe dhunimin e pluralizmit politik. Sanksionojnë rezultatin e zgjedhjeve të diktuar nga kartelet e drogës. Sanksionojnë persekutimin politik të opozitës.
Dhe kjo është një mëbshtetje e jashtëzakonshme. Është një mbështetje e jashtëzakonshme, të cilën nuk mund ta përdorim si opozitë qaramane, por do e përdorim si opozitë frymëzuese. Ato janë frymëzim për ne. Zëri dhe përpjekja jonë për të rikthyer votën e shqiptarëve, lufta jonë për këtë qëllim ka mirëkuptim dhe mbështetje. Ia dolëm në kushte të vështira, dhe ka të mërzitur për këtë, të realizojmë atë që realizuam në vitin 2001 me raportin e OSBE/ODIHR.
E mbrojtëm votën dhe ka qenë një betejë shumë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. Ka shumë faktorë që ndërhyjnë, por ai doli siç ishte, dhe u dha një kontribut shumë i madh. Unë mendoj se ai raport përbën bazën solide ligjore, përbën ligjin ndërkombëtar të përpjekjeve tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në këtë vend. Mazhoranca qëndron mbi zgjedhje të dhunuara. Është pseudomazhorancë, nuk është mazhorancë.
Kjo kërkon që çdo njëri prej nesh këtu, dhe çdo drejtues, ta ketë të qartë se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, agjenda jonë është rikthimi i votës, largimi i kësaj qeverie me të cilën nuk ka zgjedhje. Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhjet. Është misioni ynë. Kush është në lartësinë e këtij misioni, angazhohet. Kush nuk i përgjigjet dot, del anash. Kush nuk do të ndjehet misionar, tërhiqet. Por rruga është jetike dhe vendimtare për opozitën shqiptare. Kështu që mendoj se data 22 dhjetor të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare. Ne duhet ta kemi të qartë se kryefjala e agjendës tonë do jenë vetëm protestat. Nuk ka më asnjë shpresë përveç protestave./ Dosja.al
sali berisha
Politike
13 December 2025, 13:56
M.L
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka shprehur mbësht...
Politike
13 December 2025, 13:51
M.L
Sali Berisha, Flamur Noka
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se më 22 dhjetor opozita do të organizojë një prote...
Politike
13 December 2025, 13:46
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare më 22 dhjetor, duke ...
Politike
13 December 2025, 12:09
Erion Veliaj, GJK
TIRANA- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shq...
Politike
13 December 2025, 10:36
Foto ilustruese
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro pë...
Politike
12 December 2025, 22:13
Blerina Gjoka
“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një ta...
Politike
12 December 2025, 20:57
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energ...
Politike
12 December 2025, 20:12
E. D
Manuel Augusto Blacker Miller
BRAZIL- Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, ish-Ministër i Punëve ...
Politike
12 December 2025, 19:45
E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu pendesën e forcës politike, me gabimin që bënë pë...
Politike
12 December 2025, 19:41
E.d
ELBASAN- Një qytetar i Elbasanit ka denoncuar kafen e krimt në Elbasan. Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, qyte...