22 December 2025, 22:57
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi Ramën se për shumë kohë ka lejuar Ergys Agasin të kontrollojë institucionet e sigurisë kombëtare siç janë, SHISH, Mbrojtja dhe policia. I ftuar në emisionin “Studio 24”, Bardhi tha se Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin.
Bardhi thekson ndër të tjera se Agasi ka qenë një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij.
"Prokuroria ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm përgjimesh ku përfshihen ministra. Zoti Agasi kishte një hobi, regjistronte veten, janë me mijëra orë filmime ku del në sipërfaqe si ka funksionuar qeveria e Ramës. Nga kryeministri e me radhë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Nga afera korruptive tek ndarja e tenderave, tek vrasjet dhe ndihma ndaj krimit të organizuar.
Agasi ka filmuar, kush ka shkuar në shtëpinë dhe zyrën e tij është regjistruar, i ndante dhe i ruante filmimet me data me muaj e vite, kishte një arkivë të plotë. Agasi ka qenë tipikisht një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij. Edhe pse prokuroria e tij kishte shkuar. Do të dalin gjëra të rënda, do të dalin që cështjet që lidhen me sigurinë kombëtare kanë qenë në duart e krimit të organizuar.
Agasi kontrollonte cdo institucion të sigurisë kombëtare, nga mbrojtja, SHISH, deri tek policinë. Me pushtetin, në krah të tij qëndronte Rama. Ai kontrollonte këto instituciobe, Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin Ergys Agasit," Gazment Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
22 December 2025, 22:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për protestën që PD-ja zhvilloi këtë të h...
Politike
22 December 2025, 22:25
E. D
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë reaguar, pas nda...
Politike
22 December 2025, 21:48
D.S
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në...
Politike
22 December 2025, 21:49
E. D
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka nxjerrë nga grupi i Kryesisë në Whatsapp i...
Politike
22 December 2025, 21:39
D.S
Foto nga kryeministria
TIRANË- Policia e shtetit bën me dije se, ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës, 10 persona pas përmb...
Politike
22 December 2025, 21:38
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu ba...
Politike
22 December 2025, 21:05
E. D
Elisa Spiropali
MAQEDONI E VERIUT- Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja Spiropali u prit nga...
Politike
22 December 2025, 20:56
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë disa foto nga protesta kombëtare e opozi...
Politike
22 December 2025, 20:44
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe reg...
Politike
22 December 2025, 20:37
E. D
Adritak Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, duke u pozicionu...