8 June 2022, 14:01
Nga F.M
Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për akuzat e shpeshta që i bën Bashkimit Europian. Për gazetarët, nga Ohëri, Rama tha se nuk e ka akuzuar asnjëherë Bashkimin Europian por ka qënë i vendosur për angazhimin drejt rrugës në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se BE jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin tonë të integrimit.
PJESË NGA KONFERENCA:
PYETJE: Zoti Rama, e akuzon shpesh Bashkimin Europian për zvarritje e burokraci. E nisët Ballkanin e Hapur duke menduar se procesi i Berlinit nuk po ecte siç duhej. Ndërkohë çfarë është bërë në ato tetë takime që keni bërë për Ballkanin e Hapur? Dje kaluam në pikën kufitare të Qafë Thanës, ishin po përsëri dy palë kontrolle.
Edi Rama: Së pari, unë nuk akuzoj Bashkim Europian. S’kam asnjë akuzë për Bashkimin Europian, përkundrazi unë jam një europian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me Bashkimin Europian, si pa Bashkimin Europian dhe për sa kohë Bashkimi Europian është projekti më i madh, më i bukur, më i guximshëm që mendja politike ka krijuar, është edhe destinacioni im dhe yni, nuk diskutohet. Kështu që, nuk është akuzë është thjesht fakt që Bashkimi Europian na ka zvarritur, që Bashkimi Europian jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin tonë të integrimit, këtë unë jam i fundit që e them sepse e kanë thënë përfaqësuesit e vetë Bashkimit Europian. Përsa i përket pyetjes tjetër, kur të ktheheni tani, ndaloni edhe njëherë dhe shikoni që aty ka një korsi të dedikuar “kanali i gjelbër” i Ballkanit të Hapur, në doganën këtu dhe në atë korsi të dedikuar të kanalit të gjelbër të Ballkanit të Hapur kalojnë operatorët e autorizuar ekonomikë dhe lehtësimi i lëvizjes dhe tregtisë është shumë i konsiderueshëm dhe se çfarë është arritur në këtë periudhë, mund të them shumë, por janë dy shifra shumë të rëndësishme, shifra që solla në raport me eksportet bujqësore të Shqipërisë në zonën e Ballkanit të Hapur dhe shifra që solla në raport me turistët drejt Shqipërisë. Këto janë të gjitha efektet e Ballkanit të Hapur, pa diskutim!
Politike
8 June 2022, 13:59
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo akuzoi ditën e sotme kryeministrin Edi Rama ...
Politike
8 June 2022, 13:57
F.M
Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Rusia të ketë lidhje me projektin Open Balkan. Nga Ohri, para gazetarëve...
Politike
8 June 2022, 13:38
F.M
Christiane Hohmann
TIRANË- Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke z&eu...
Politike
8 June 2022, 13:24
A.B
MAQEDONI E VERIUT- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryemini...
Politike
8 June 2022, 12:49
A.B
Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Sikur të mos mjaftonte pengesa që hasi pas përfundimit të fjalimit në samitin e 'Ballkanit të Hap...
Politike
8 June 2022, 12:46
F.M
Liderët në kafe
MAQEDONI E VERIUT- Liderët e Ballkanit janë mbledhur për të konsumuar një kafe pasi mbajtën fjal&eu...
Politike
8 June 2022, 12:00
F.M
Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar krimet e ndodhur gjatë viteve në rajonin e Ballkanit. Ai e krahasoi integrimin n&e...
Politike
8 June 2022, 11:40
A.B
Oliver Varhely
MAQEDONI E VERIUT- Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi nuk i priti dhe aq mirë komentet e kry...
Politike
8 June 2022, 11:39
F.M
Partia Demokratike
TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar relatorin për çështjen e Partisë Demokratike. Në njo...
Politike
8 June 2022, 11:30
Ilir Meta Sir Stuart Peach
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të ...