Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat"/ Kryemadhi: Iluzion optik
Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi ka deklaruar se, ajo e ka dhënë edhe gjatë seancës, ku prokurori është shprehur se ajo vetë, jo avokati, mund të paraqitet t’i marrë.
27 April 2026, 12:26Nga D.S
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se, se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike. Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi ka deklaruar se, ajo e ka dhënë edhe gjatë seancës, ku prokurori është shprehur se ajo vetë, jo avokati, mund të paraqitet t’i marrë.
“Ne kërkuam nga gjyqtarja që përveç të kishim ekspertimin e telefonit, pasi çdo gjë është e ndërtuar si fabul, për të ndërtuar një iluzion optik, pavarësisht se mesazhet nuk përbënin vepër penale. Edhe në seancë paraprake, gjyqtarja kishte vendosur të më pajisje me materialet nga telefoni im. Prokuroria përdor një sms ku unë them; dua të marr një shtëpi. Dhe më pas unë kthej mëndje. Dhe thonë është korrupsion, për te Kodra e Diellit. Por thuhet se shtëpia është marrë si premtim për ligjin për minierat. Por ajo shtëpi nuk ekziston.”, tha ajo./Dosja.al