13 October 2026, 10:35
Nga E. D

BULLGARI- Kryeministri bullgar Rumen Radev, ka njoftuar se dy anije janë goditur nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, dhe se njëra prej tyre është fundosur. Radev e ka cilësuar sulmin si të papranueshëm dhe njoftoi se do të thërrasë ambasadoren ruse, ndërsa për ngjarjen është informuar edhe NATO-ja.
Sipas Radevit, sinjali i parë i alarmit u mor në orën 01:30, sipas orës lokale, dhe kishte të bënte me një anije që ndodhej në rrezik, megjithatë ekuipazhi i saj u shpëtua.
Anija, e cila lundronte nën flamurin e Maltës dhe ishte në pronësi ukrainase, u godit nga tre dronë, bëri të ditur kryeministri bullgar në një reagim të publikuar në Facebook. Më pas, një tjetër anije u godit dhe u fundos. Sipas Radevit, deri më tani është bërë e ditur se një anëtar i ekuipazhit të kësaj anijeje është shpëtuar.
Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare. Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen i cilësoi sulmet si të papranueshme, duke theksuar se ato vënë në rrezik jetën e anëtarëve të ekuipazheve dhe kërcënojnë sigurinë detare në rajon.
“Deti i Zi është bërë një tjetër front i përshkallëzimit të luftës ruse në Ukrainë. I dënoj fuqimisht sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit të Bullgarisë”, deklaroi ajo./Dosja.al
rumen radev rumen radev ursula von der leyen
Politike
13 October 2026, 08:59
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën ...
Politike
13 October 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
LUKSENBURG- Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bas...
Politike
13 October 2026, 08:00
E. D
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e Integrimit Europian të Shqi...
Politike
12 October 2026, 22:45
E. D
Terry Reintke dhe Ursula von der Leyen
LUKSENBURG- Eurodeputetja gjermane, Terry Reintke, ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve europiane...
Politike
12 October 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Pas më shumë se tre vitesh bllokim të fondeve IPARD për fermerët shqiptarë, qeveria po përgatit ndryshime...
Politike
12 October 2026, 22:42
E.d
Foto ilustruse
LUKSENBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë nesër në Luksemburg Konferencën e 10-të Nd&e...
Politike
12 October 2026, 22:28
E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të g...
Politike
12 October 2026, 19:44
E.d
Justina Shiroka Pula, në takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin
Gjatë një takimi me senatorët amerikan&...
Politike
12 October 2026, 19:03
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e ti...
Politike
12 October 2026, 18:31
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor akt...