LIVE UPDATES
Politike

“Albanian Files”/ Arkitekti kilian zbulon si e kontaktoi personalisht Edi Rama: Më mori në telefon për një kullë

30 June 2026, 11:28 Nga I.A
“Albanian Files”/ Arkitekti kilian zbulon si e kontaktoi
Edi Rama

TIRANË- Libri “Albanian Files” sjell dëshmi dhe rrëfime nga arkitektë të njohur ndërkombëtarë që kanë zhvilluar projekte në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si, janë marrë vendimet për zhvillimet urbane në vend. Një prej tyre tregon se bashkëpunimi nisi pas një telefonate të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për një arkitekt nga Kili, pjesë e studios së njohur Elemental, i cili rrëfen se studioja filloi të punonte në Shqipëri në vitin 2024 pasi u kontaktua personalisht nga kreu i qeverisë.

“Benedetta Tagliabue më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t'i jepej kryeministrit të Shqipërisë. Unë i thashë: sigurisht. Pesë minuta më vonë më kontaktoi vetë kryeministri, duke më pyetur nëse mund të vija në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti.

Kili është shumë larg nga pothuajse çdo vend tjetër në botë, prandaj i thashë se gjëja më e mirë do të ishte të ndalesha në Shqipëri gjatë udhëtimit tim të ardhshëm në Evropë. Ai udhëtim ishte planifikuar të zhvillohej pas dy javësh, për shkak të një vizite në kantierin e ndërtimit të ndërtesës EDP në Lisbonë. Kështu, në ditët e fundit të majit, arrita të kaloja rreth njëzet e katër orë në Shqipëri. Që atëherë, jam kthyer edhe katër herë”, shprehet arkitekti.

“Albanian Files”/ Arkitekti kilian zbulon si e kontaktoi
Letra

Më tej ai ndalet te filozofia e studios Elemental për projektimin e kullave, duke theksuar se synimi është që vetë struktura të përbëjë arkitekturën dhe që projektet të ndërtohen mbi analizën e nevojave reale, e jo mbi zgjidhje të paracaktuara. Sipas tij, procesi i projektimit nis gjithmonë me identifikimin e problemeve që duhet të zgjidhen, pasi nuk ka gjë më të keqe sesa t'i japësh një përgjigje shumë të mirë pyetjes së gabuar.

Në fund, ai vë në dukje se sfida më e madhe nuk lidhet me një projekt të vetëm, por me ndikimin që kanë të gjitha projektet së bashku në zhvillimin urban. Sipas tij, koordinimi mes autoriteteve dhe aktorëve të përfshirë është elementi më i rëndësishëm për të garantuar të mirën e përbashkët, ndërsa roli i arkitektit është të propozojë masa që zbusin ndikimin e çdo ndërtimi në panoramën e përgjithshme.

“Albanian Files”/ Arkitekti kilian zbulon si e kontaktoi
Letra

“Duke pasur parasysh natyrën e projekteve, të cilat janë të gjitha kulla, ne parashikojmë që qasja jonë e viteve të fundit, sipas së cilës struktura është vetë arkitektura, do të bëhet edhe më radikale. Kur ke 400.000 tonë që ngrihen 300 metra mbi tokë, ne do të donim që arkitektura të ishte pothuajse e përfunduar në momentin kur të përfundonte edhe struktura. Nuk është vetëm çështje e përdorimit më efikas të burimeve, por edhe një pikënisje e shëndetshme që ndërtesa t'i rezistojë kohës.

Ne e shtyjmë sa më shumë të jetë e mundur momentin e "dëshirës për të projektuar"; nuk hidhemi menjëherë te një përgjigje (projekti), pa e kuptuar më parë se cila është pyetja. Vetëm kur kemi identifikuar forcat që do të përcaktojnë formën e projektit, atëherë hidhemi në boshllëkun e fletës së bardhë. Në momentin që fillon duke dëgjuar, vëzhguar dhe kuptuar kufizimet, projekti ka shumë më tepër gjasa të jetë i përshtatshëm. Përshtatshmëria është një mënyrë për të ndërthurur përgjegjësinë me cilësinë.

Gjëja e parë për të cilën duhet të bihet dakord me të gjitha palët e interesuara është: cilat janë problemet që duhet të zgjidhen. Nuk ka gjë më të keqe sesa t'i japësh një përgjigje shumë të mirë pyetjes së gabuar. Këto probleme variojnë nga ato shumë konkrete, të prekshme dhe të matshme, deri te ato abstrakte, simbolike dhe të vështira për t'u kuptuar; shpesh ato tërheqin edhe në drejtime të kundërta. Por kur pika e nisjes janë problemet dhe jo zgjidhjet, integriteti i projektimit kujdeset vetvetiu për veten.

Në çdo rast, ajo që ju po pyesni i referohet vetë projektit; sfida e vërtetë është çfarë ndodh me shumën e të gjitha projekteve. Dihet se veprimet individuale, edhe kur janë të motivuara nga qëllime të mira, nuk mund të garantojnë të mirën e përbashkët. Prandaj, në mjedisin e ndërtuar, koordinimi, më shumë sesa paratë, është burimi më i rrallë. Roli i arkitektit është t'u paraqesë dhe t'i diskutojë me autoritetet që kanë kompetencë masat që duhet të merren për të zbutur dhe, në fund, për të kompensuar ndikimin e një projekti të izoluar në panoramën e përgjithshme. Nuk kam ende njohuri të mjaftueshme për të përmendur një shembull të tillë,” thekson arkitekti i studios kiliane./Dosja.al

elemental albanian files edi rama


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin