Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re (VIDEO)
Në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend, deputetja u shpreh se puna për draftin ka nisur, por theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te momenti i publikimit, por te përmbajtja dhe qëllimi i tij.
30 June 2026, 10:15Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka konfirmuar ditën e sotme se po punon në një draft për 'Shqipërinë e re'. Në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend, deputetja u shpreh se puna për draftin ka nisur, por theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te momenti i publikimit, por te përmbajtja dhe qëllimi i tij.
E pyetur në lidhje me Partinë Socialiste apo nëse kishte folur me kryeministrin Edi Rama, Spiropali u shpreh se mbetet pjesë e PS-së.
"Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste", deklaroi Spiropali.
E pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali tha se në PS duhet të jenë ata që duan një Shqipëri më të mirë.
“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot”, tha deputetja socialiste./Dosja.al