LIVE UPDATES
Politike

"Algoritmi është vënë në funksion të së keqes"/ Rama i përgjigjet Florian Haçkaj: Nuk e jap dorëheqjen, kam lidhur kontratën me popullin

Sipas tij, transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal dhe më i madh se sa i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura së bashku.

28 June 2026, 14:20 Nga E.d
"Algoritmi është vënë në funksion të së
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për protestën, ku qytetarët për të 29-tën ditë kërkojnë largimin e tij nga qeveria. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Rama tha se nuk do e jap dorëheqjen, pasi ka lidhur një kontratë me popullin. 

Kryeministri tha se algoritmi është vënë në funksion të së keqes dhe se nuk do mbeten pa u ekspozuar me prova e fakte edhe grupet e huaja që janë mbrapa këtij megamanipulimi digjital. Sipas tij, transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal dhe më i madh se sa i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura së bashku. Kryeministri Rama ka mohuar gjithashtu se ai apo familja e tij të kanë përdorur mjete apo fonde shtetërore për udhëtime apo shërbime private.

Florian Haçkaj: O Rame, o ndyrsirë, kemi ruajtur etikën gjithë këtë kohë, po të shkruash në “Financial Times”, t’i thuash shqiptarëve “f**k you”. Kush je ti mor plehrë?

Kryeministri Edi Rama: Më çuan videon e këtij djalit dhe, përpara se të dëgjoja sharjet, ndjeva sëkëlldinë e tij. Pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar, profesionist me të cilin më lidh respekti i ndërsjellë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve kurrsesi atë fjalë. Duket qartë edhe në artikull. Kur gazetari më ka pyetur si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i qeverisë, i thashë shkurt fjalën që meriton kush në fakt më akuzon papushim, vite e vite, dhe s’ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur dhe varrosur, por kurrë asnjë provë.Nga një orë bisedë e lirë, ai zgjodhi pikërisht atë fjali. Po unë nuk jam pishman.

Florian Haçkaj: A kupton që unë që flas, jam ngritur kur babai im i ndjerë, që ishte nga njerëzit më të nderuar e më të njohur në Tiranë e Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë nga kanceri i mëlçisë, sepse mjekësia, në nivelin ku e ke lënë ti, e kuronte për ulçer, o plehrë.

Kryeministri Edi Rama: Më erdhi sinqerisht keq dhe, përpara se sa të përgjigjesha, u interesova për rastin. I ndjeri babai i këtij djali, nuk ka shkelur asnjëherë në asnjë spital publik të Shqipërisë, por fillimisht është kuruar në një spital privat, diku këtu e dhjetë vjet më parë. Djali ka shkuar larg bashkë me valën e revolucionit imagjinar të bulevardit, urrejtja politike dhe furia e algoritmit e kanë bërë të më fajësojë mua publikisht. Pas dhjetë vjetësh, kur i ati nuk u shërua dot në Tiranë nga kanceri i mëlçisë dhe ndërroi jetë në Vjenë kthehet në skenë për tu përdorur si “mish për top”.

Florian Haçkaj: Dhe si babai im, janë me mijëra shqiptarë që vuajnë, që bëjnë cirqe botës, sepse shëndetësia është në pikën ku ti e ke lënë në këto 13 vite qeverisje. Sepse i keni vjedhur të gjitha paratë.

Kryeministri Edi Rama: Këtu shkon edhe më tutje djali, i bën mijëra e mijëra shqiptarët që, sipas tij, vdesin rrugëve të botës, sepse këto 13 vite shëndetësinë e paskam kthyer unë në pikën e vdekjes, ndërkohë që transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal, më i madh se i të gjitha viteve të mëparshme të mbledhura sëbashku, e këtë s’e them unë, por faktet, ndërsa unë them, po shëndetësia ka nevojë për shumë më shumë akoma.

Florian Haçkaj: Dhe ti ke guxim t’i thuash popullit “fuck you”? Po populli ta ka thënë me kohë: ça t’kesh, ku t’i mbajë pragu derës. Mos e kruaj me popullin, mos i jep gojës. Ik një orë e më parë. Boll u talle me njerëzit. Boll i linçove njerëzit një nga një.

Kryeministri Edi Rama: Jo popullit, jo. Jo popullit, se as ky djali dhe as ata që u djeg ajo fjala pasi më akuzojnë e më shajnë si të dalë duarsh e mendsh, as nuk janë populli, as nuk flasin dot në emër të popullit sepse populli flet vetë, kur i vjen radha dhe ka folur kur ishte dita, do flasë përsëri kur t’i vijë dita. Ndërsa ata njerëzit një e nga një, askush nuk i ka linçuar, thjesht janë ekspozuar për tu çmaskuar me fakte si individë shoqërisht të rrezikshëm apo si manipulatorë të paskrupullt, jo me shpifje, jo sharje si këto llafet më të ulëta të rrugës që janë bërë tani norma e ditës dhe që në këtë rast turpërojnë edhe babain e ndjerë.

Florian Haçkaj: Është e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerrë ato video, ato foto të njerëzve privatë, që kanë një mijë halle.

Kryeministri Edi Rama: Asnjë video dhe asnjë foto private njerëzish privatë, por materiale publike individësh disafytyrësh që nuk kanë 1001 halle, por kanë axhenda lloj-lloj për të manipuluar publikun, duke gënjyer dhe besuar edhe vetë gënjeshtrat e tyre, se ashtu ato punë, njësoj si djali këtu.

Florian Haçkaj: Ti i hip helikopterit, ti dhe familja jote. E kush janë njerëzit si puna jote, drejtuesit e shtetit i hipin avionit dhe kurohen jashtë. Kështu që mbylleni gojën. Të paktën mos kaloni në këtë gradë, sepse do e ktheni personale me çdo njeri që është aty.

Kryeministri Edi Rama: Kushedi me kë më ngatërron, por unë personalisht jam shtruar dy herë dhe kam bërë dy ndërhyrje në trupin tim në spitalin shtetëror, ndërkohë që familja ime kurrë, kurrë, kurrë s’ka përdorur as helikopterë, as avionë, as fonde të shtetit, as për hall e as për qejf, çdo udhëtim privat i yni është i paguar nga buxheti familjar, gjithmonë në ekonomik.

Florian Haçkaj: Tani është momenti të japësh dorëheqjen dhe qytetarët ta marrin Shqipërinë në dorë, siç i takon, një Shqipëri pa korrupsion, ku qytetarët nuk duhet të shkojnë në çdo cep të botës të kurohen, sepse ti e ke lënë mjekësinë në këtë pikë.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Jo sepse unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029-ën dhe dua t’u siguroj të gjithë atyre që janë sinqerisht e nuk kane parti apo para nga pas për të yshtyr këtë protestë se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet e zemërimin e tyre me këto personazhe të padinjitetshme që turpërojnë mexhelisin tonë publik. Por, me të neutralizuar një të keqe shumë të madhe dhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, padiskutim që unë do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve, të njerëzve pavarësisht nga çfarë kahje vijnë që duan të dëgjohen dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për tu dëgjuar dhe po ashtu drejt admirimit për ata që protestojnë edhe në emër të tyre pikërisht për arsye të kësaj nevoje./Dosja.al

florian haçkaj protesta edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin