22 October 2025, 18:11
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
"U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.
Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.
Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.
Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.
Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara", tha ai në MCN.
Politike
22 October 2025, 09:47
I.A
ANGLI- Përplasje verbale midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi u panë gjatë një paneli të përba...
Politike
22 October 2025, 17:24
M.L
Fotoja familjare e udhëheqësve
LONDËR- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, ...
Politike
22 October 2025, 16:55
M.L
Rama-Starmer
LONDËR- Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të...
Politike
22 October 2025, 15:36
M.L
Ermal Hasimja
TIRANA- Një kandidat zyrtar dhe një tjetër që mbeti në fazën e tentativës, Florjan Binaj dhe Ermal Ha...
Politike
22 October 2025, 15:12
M.L
Rama-Starmer
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dalë në mbrojtje të kryeministrit shqiptar E...
Politike
22 October 2025, 13:58
E. D
Ilir Meta
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi ky i fundit kë...
Politike
22 October 2025, 13:49
E. D
LONDËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me mbretin Charles III. Në pamje shihet se Mbreti Charles teksa takohet me Ramën, ...
Politike
22 October 2025, 13:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjatë konferencës që zhvilloi sot për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal dhe te kandidati i p...
Politike
22 October 2025, 13:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar pozicionin e opozitës në lidhje me përfaqësimin n&e...
Politike
22 October 2025, 13:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar pas largimit të Zheni Gjergjit nga radhët e Partisë Demokratike, duke ...