15 July 2022, 16:29
Nga k.m.
Ivi Kaso
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama ku u diskutua për amnistinë fiskale dhe ku ambasadori gjerman dhe ajo e Francës, ku larguan sapo kreu i qeverisë mori fjalën. Në një deklaratë nga selia blu, sekretari për çështje ligjore, Ivi Kaso tha se PD dënon sjelljen arrogante të Ramës me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë, sipas tij të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria.
NJOFTIM PËR SHTYP:
Deklaratë e Ivi Kasos, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD.
Ambasadorët braktisin takimin me Ramën. PD përshëndet qëndrimin e tyre dhe të Dhomave Amerikane e Gjermane. Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere. I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit.
Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike. Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria. Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon.
Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim. Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit. Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta. Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanise dhe Frances duke braktisur takimin eshte pergjigjia me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.
Ritheksojme rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj. Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qcverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre. Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen. Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.
Sot, ambasadorët Peter Zingraf dhe Elizabet Barsacq janë larguar nga dëgjesa për amnistinë fiskale menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Të dy janë çuar njëkohërisht nga karrigia e tyre dhe janë larguar, gjest që edhe Rama e ka vënë re, duke e kaluar i vrenjtur. Por nuk bëri asnjë thirrje që të qëndronin.
ivi kaso ambasadoret ikin nga takimi i rames
Politike
15 July 2022, 15:50
e.k
Jorida Rustemi
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien pë...
Politike
15 July 2022, 15:33
e.k
Jordan Daci
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien ...
Politike
15 July 2022, 15:00
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë, ku secilit epitet të dhën&e...
Politike
15 July 2022, 14:57
e.k
Ilir Rusmajli
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët aspirantë p&...
Politike
15 July 2022, 14:50
e.k
Pamje nga Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët aspira...
Politike
15 July 2022, 14:17
e.k
Erinda Ballanca
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë të hapur me të gjithë kandidatët që kan&eu...
Politike
15 July 2022, 14:13
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projketin e Skavicës. Ky hidrocentral sipas Ramës është ky&cc...
Politike
15 July 2022, 13:56
e.k
Ermir Kapedani
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët që kanë shfaqur interes pë...
Politike
15 July 2022, 13:38
e.k
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq
TIRANË-Një incident ka ndodhur në dëgjes...
Politike
15 July 2022, 13:34
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije detaje lidhur me mënyrën sesi do të sillen në Shqipëri para...