24 December 2024, 10:11
Nga N.F
Jonathan Hargreaves
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.
Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dalën kundër certifikimit të kësaj partie - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".
Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.
“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas një zbatimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.
Lista Serbe e ka konsideruar vendimin si të kundërligjshëm. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.
Më vonë, Vuçiç ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje./ REL
jonathan hargreaves kqz kosove
Politike
24 December 2024, 09:56
M.B
Bardh Spahia
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Momentalisht ende...
Politike
24 December 2024, 08:33
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Vendimi për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosov&eu...
Politike
23 December 2024, 22:54
N.F
Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për mosbindjen civile dhe kërkesën e opozitës për qeve...
Politike
23 December 2024, 22:45
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u paraqit pasditen e sotme në Prokurorin&eu...
Politike
23 December 2024, 22:24
N.F
Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili përsoi gjendje t&eu...
Politike
23 December 2024, 22:19
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim për moscertifikimin e Listës Ser...
Politike
23 December 2024, 22:17
N.F
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti shprehet se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Sipas tij në nj&e...
Politike
23 December 2024, 22:02
r.ll
luçiano boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka komentuar momentin kur koelgu i tij, Agron Gjekmarkaj ra pa nd...
Politike
23 December 2024, 21:52
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj është shprehur se thirrja në SPAK e bashkëshortes së kryebashkiakut V...
Politike
23 December 2024, 21:47
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ësht&eu...