8 July 2025, 10:30
Nga M.B
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar ditën e sotme që presionet ndaj drejtësisë që të ndalen. Gjatë fjalës së tij, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, Gonzato theksoi se ka shumë punë për të bërë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Gonzato tha se pavarësia e gjyqësorit kërkon respekt të plotë për magjistratët dhe besim te puna e tyre. Sipas Gonzatos, reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria për rrugën drejt BE-së. Në fund Gonzato theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapave pozitivë të arritura.
Pjesë nga deklarata e Gonzatos:
Vendimet gjyqësore kanë vlerësim dhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pavarësia pa llogaridhënie rrit rrezikun për abuzime me pushtetin. Në raportet tona të zgjerimit siç kemi thënë dhe në atë të sundimit të ligjit, kemi thënë se arkitektura e reformës në drejtësi ofron drejtpeshim të duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënes dhe pavarësisë. Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria dhe kontribut të madh për ecurinë e mrekullueshme drejt BE. Ka ende shumë punë për të bërë në zbatimin e kësaj reforme, dhe inkurajojmë institucionet përkatëse, në veçanti ato të pavarura të drejtësisë. Ajo që shikojmë sot është pjesë e procesit të anëtarësimit, monitorimi nga shoqëria civile. Të gjitha këto gjëra themelore në çdo sistem.
Dua që gotën ta shikoj gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh se duhet të ruajmë këto hapa pozitivë që janë bërë tashmë. Së pari theksoj arritjet e KLP që kam pasur kënaqësi ta takoj në formatin e vet të plotë kohët e fundit. Vlerësimi ynë tregon se KLP ka pasur ecuri domethënëse në krahasim me vitet e mëparshme për vlerësimin e prokurorëve. Edhe vlerësimet e prokurorëve bazohen te performanca e tyre. Këto tregues duhet të jenë objekt i shqyrtimeve të strukturuara dhe metodologjike.
Psh kritere si efikasiteti i çështjeve, aftësitë menaxheriale dhe etika në punë mund të kërkojnë përshtatje dhe kemi besim se KLP do t’i bëjë këto rishikime. Por pjesa e llogaridhënies nuk mbetet në mënyrë ekskluzive mbi shpatullat e KLP, prandaj kemi inkurajuar dhe ILD dhe Shkollën e Magjistraturës. Kemi mirëpritur se takime të tilla janë bërë më të shpeshta duke shënuar hap të rëndësishëm përpara sa i takon llogaridhënies.
silvio gonzato
Politike
8 July 2025, 10:18
M.B
Avokati
TIRANA- Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar sot në SPAK vërtetimin për llogari ...
Politike
8 July 2025, 08:42
M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet e kantierit në superstradën Tir...
Politike
8 July 2025, 08:37
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mesdit&e...
Politike
8 July 2025, 08:33
M.B
Ervin Salianji
FIER- Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputeti...
Politike
7 July 2025, 22:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin si një mercenar...
Politike
7 July 2025, 21:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se rasti i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamar...
Politike
7 July 2025, 21:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin gjyqësor në ngarki...
Politike
7 July 2025, 21:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se në zonat zgjedhore q&eum...
Politike
7 July 2025, 20:51
r.ll
berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe...
Politike
7 July 2025, 20:34
belinda balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda B...