22 February 2024, 11:03
Nga r.ll
ulsi manja dhe bledi çuçi
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i mori fjalën kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçit, teksa po fliste për tërheqjen e votimit për Amnistinë Penale nga rendi i ditës në Kuvend.
Manja tha për gazetarët se referuar rregullores së Kuvendit, drafti për Amnistinë Penale nuk do të kthehet më në Komisionin e Ligjeve. Ashtu si Çuçi edhe ministri tha se votimi duhet bërë me konsensus sipas traditës. Gjithashtu foli edhe për votat e grupit të Lulzim Bashës, për të cilët tha se nuk duan vota të kondicionuara.
"Referuar rregullores së Kuvendit, drafti nuk kthehet pas në Komisionin e ligjeve. Fakti që ne e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë se konsensusi sipas traditës do të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë, që rrinë me draftin e tyre në xhep, secili për të mashtruar qytetarët dhe familjarët që presin për të afërmit e tyre. E kemi bërë të qartë nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimit të organizuar dhe draftin e kemi bërë të qartë në dritën e diellit. Nuk kërkojmë votat e njërit apo tjetrit, as të Bashës as të kërkujt, por kërkojmë votat e deputetëve të majtë dhe të djathtë siç e kërkon tradita, është në nderin e çdo deputeti pasi të lexojë ligjin dhe të japë votën. Nuk duam amnisti me vota të kondicionuara.", tha Manja.
ulsi manja amnistia penale
Politike
22 February 2024, 10:59
r.ll
bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur për mediat për tërheqj...
Politike
22 February 2024, 10:49
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja opozitare, Ina Zhupa ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura duke thë...
Politike
22 February 2024, 10:49
r.ll
mirela kumbaro
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur për mediat, pas miratimit në Kuvend të projektligjit pë...
Politike
22 February 2024, 10:46
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se prej kohësh parlamenti &eum...
Politike
22 February 2024, 10:33
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se ndryshimet për zonat e mbrojtura janë bërë që tu...
Politike
22 February 2024, 10:25
r.ll
mesila doda
TIRANË- Një nga deputetet e PDIU-së, Mesila Doda ka folur për mediat pasi ajo dhe dy deputetë të tjerë bashk...
Politike
22 February 2024, 10:20
I.A
Lindita Nikolla
TIRANË- Projektligji për zonat e mbrojtura është miratuar në Kuvend ditën e sotme. 74 votat e deputet&eu...
Politike
22 February 2024, 10:17
M.B
Tritan Shehu
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndalojnë fostok...
Politike
22 February 2024, 10:18
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Ka zgjatur më pak se 8 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend. Edhe ditën e sotme ka vijuar aksioni opozitar...
Politike
22 February 2024, 10:16
r.ll
kuvendi
TIRANË- Me 77 vota pro, Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pritjen e emigrantëve në d...