LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA e BIRN: Gara për bashkinë e Kukësit, me sytë nga Londra dhe Birmingami, Gjici porosit emigrantët e Anglisë: Thuajini të afërmve të më votojnë

Safet Gjici i Partisë Socialiste dhe Admir Sinamati i koalicionit Bashkë Fitojmë po garojnë për Bashkinë e Kukësit - një zonë ku kryefjalë është emigrimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe ku 37% e popullsisë së mbetur po planifikon që të largohet sa më shpejt.

7 May 2023, 21:19 Nga k.m.
ANALIZA e BIRN: Gara për bashkinë e Kukësit, me sytë nga
Foto ilustruese

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës, Pandeli Majko është i kursyer në premtime thuajse një javë larg zgjedhjeve lokale.

“Në Kukës, Has e Tropojë, halli është me “H” të madhe,” tha Majko për BIRN. “Kjo është arsyeja që ne i rezervojmë fjalët, sepse këtu nuk të besohet vetëm vota, por edhe halli,” tha ai, duke shtuar se qeveria kishte kryer investime të rëndësishme në Kukës.

Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës Swisscontact, popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.

Partia Socialiste kandidon për herë të dytë në Kukës me Safet Gjicin, një ish-polic dhe biznesmen, ndërsa përballë tij garon Admir Sinamati nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili la profesionin e tij të mjekut për t’u angazhuar në politikën lokale. Në garë është edhe Abedin Oruçi i Partisë për “Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”. Këtë vit, përballja elektorale për Kukësin nisi nga Londra dhe Birmingami – ku gjenden një numër i konsiderueshëm banorësh të zonës si emigrantë. Të dy rivalët kryesorë në garë, Gjici dhe Sinamati janë takuar me komunitetin kuksian atje dhe të dy pretendojnë se kanë mbështetjen e tyre.

“Kam kontaktuar me emigrantët në Londër dhe Birmingam dhe ata kanë telefonuar të afërmit e tyre që votat të jenë për Safet Gjicin për punën që ka bërë,” thotë Gjici, ndërsa shton se do t’ua shpërblejë atyre me vendosjen e linjave direkte ajrore Kukës-Londër dhe Kukës-Birmingam.

Kandidati i opozitës, Admir Sinamati e sheh emigrimin masiv si ‘një psikozë” dhe “investim përtej politikës’, që sipas tij mund të luftohet duke vlerësuar meritokracinë. Ai e konsideron ndihmën britanike si një mundësi të artë për Kukësin, por mendon se nevojitet një klimë besimi që njerëzit të mund të kthehen në shtëpi.

“Mesazhi i emigrantëve në Britani ishte se Britania është vendi i mundësive falë një qeverisje normale dhe korrekte. Por kam vënë re se e ardhmja e çdo emigranti, koka e çdokujt është në vendlindje,” tha Sinamati për BIRN.

“Ata e mendojnë se një ditë do kthehen. Ky është një lajm i mirë dhe pozitiv, ndaj duhet një klimë besimi,” shtoi ai.

Një poster elektoral i kryebashkiakut aktual të Kukësit, Safet Gjici. Foto: Bashkim Shala.

Bashkia e Kukësit konsiderohet një bastion i demokratëve dhe është qeverisur nga socialistët vetëm tre herë gjatë tre dekadave të fundit, përfshi zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Por kryebashkiaku aktual, Safet Gjici, thotë se qeveria aktuale ka investuar shumë për Kukësin dhe e quan veten ‘personin e duhur për t’i çuar punët përpara”. Gjici thotë se gjatë mandatit të tij të parë janë investuar 100 milionë euro në Kukës dhe premton dyfishim të fondit për katër vitet e ardhshme, nëse kuksianët i japin votën. Ai thotë se qeveria i ka mbajtur premtimet për Kukësin me vënien në punë të aeroportit, investimet në spitalin rajonal si dhe ndërtimin e stadiumit të ri, për të cilin thotë se kuksianët as që e kishin ëndërruar.

Gjici flet gjithashtu për një kontratë me kryeministrin Rama për Kukësin dhe vazhdimin e këtyre punëve.

“Vullneti i kryeministrit Edi Rama është që të ndihmojë Kukësin dhe unë jam personi i duhur për t’i çuar punët përpara.  Rivali im nuk ka program, por as edhe ndonjë kontribut për Kukësin,” thotë ai.

Ndikimi i aeroportit të Kukësit në ekonominë lokale ka qenë i diskutueshëm, por Gjici thotë se hapja e tij është një premtim i mbajtur dhe ndër më kryesorët.

“Në një takim me disa persona në Kukës, edhe drejtuesi politik, zoti Majko, u bind më së fundmi kur një mësuese pensioniste i tha që na keni bërë një nder të madh me aeroportin…,”- tha Gjici, duke shpjeguar se vajza e mësueses që jeton në Belgjikë udhëtonte më parë me 400 euro, ndërsa tani udhëton me 15 euro.

Admir Sinamati nga koalicioni Bashkë Fitojmë e sheh kandidimin e tij si detyrim për të ndihmuar njerëzit e vendlindjes, në një kohë kur sipas tij, Partia Demokratike kishte krijuar një vakuum të figurave publike me kontribut intelektual në qarkun e Kukësit. Sinamati është i kursyer në premtime, por zgjedh të ofrojë mirëqeverisje.

“Oferta ime ndaj elektoratit është kryesisht krijimi i klimës së qetësisë në Kukës, lirisë së pergjithshme për t’u shprehur, gjykuar dhe kërkuar ndaj pushtetit,”- tha ai për BIRN.

Sinamati thotë se programi i tij është i fokusuar te nxitja e punësimit, stimulimi i biznesit të vogël si dhe rritja e klimës së besimit për të tërhequr biznesin e madh në investime. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” shprehet me maturi kur bën fjalë për investimet në turizmin malor, ndërsa sheh si pengesë faktin se zona nuk ka traditë në turizëm dhe se jeta kulturore është zero.

“Investimet në turizmin malor, në rastin konkret në Shishtavec i pengon problemi i pronësisë që është guri i provës për investime. Pronat në zonat turistike nuk janë të regjistruara dhe nuk funksionon tregu i tokës,” thotë Sinamati.

Ai thotë se bashkia e drejtuar prej tij do të ndihmojë në restaurimin e kullave për t’i bërë atraktive për turistët. Përsa i përket bujqësisë, kandidati i “Bashkë Fitojmë” thotë: “Kukësi nuk është vend bujqësor për faktin se tokat janë përmbytur nga HEC-i i Fierzës. Orientimi i bujqësisë do jenë bimët aromatike e medicinale dhe kultura e patates në zonën e Shishtavecit”.

Në Kukës, PD-ja zyrtare kandidon vetëm me listën e këshilltarëve dhe ka një rivalitet mes së djathtës për Këshillin Bashkiak.

Ndërsa Sinamati e quan listën e “partisë së vulës” jashtë frymës së demokratëve, edhe kryetari i Partisë Demokratike zyrtare i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Ne nuk kandidojnë në këto zgjedhje, ndaj nuk do ju bëjmë thirrje mbështetësve tanë që të votojnë ndonjë kandidat, pasi asnjë subjekt garues në këto zgjedhje nuk ka bërë thirrje që të mbështesin listën tonë,” tha Arif Rexhmati, kryetar i PD-së zyrtare.

“Thirrja ime është që të votohet në listën e këshilltarëve me numrin 9, që është Partia Demokratike e Shqipërisë,” shtoi ai.

Një poster elektoral i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Admir Sinamati. Foto: Bashkim Shala.

Prej tetorit të vitit të kaluar, organizata Swisscontact së bashku me partnerin britanik, TAG International, janë duke implementuar projektin “Perspektiva të Reja” për qarkun e Kukësit. Projekti ka si qëllim të frenojë ritmet e emigracionit të parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes mundësimit të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit.

Gjithashtu projekti zbaton fushata të komunikimit strategjik me qëllim informimin e popullsisë së qarkut për rreziqet dhe pasojat e emigracionit të paligjshëm, si dhe promovon oportunitetet për zhvillim dhe sipërmarrje në zonë. I financuar nga Mbretëria e Bashkuar, projekti ka zhvilluar deri më tani disa sondazhe dhe kërkime për qarkun e Kukësit.

“Gjatë vitit 2022, 14,233 shqiptarë kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, ku 30-40 për qind vlerësohet të jenë nga bashkitë Kukës dhe Has,” thotë Edval Zoto, menaxher i projektit. Zoto thotë se gjatë javëve të fundit kanë zhvilluar tahime dhe kanë shkëmbyer mendime me kandidatët për zhvillimin ekonomik vendor.

“Të gjithë kandidatët, qoftë ata të forcave politike në pushtet, edhe ata në opozitë janë të vetëdijshëm për motivet që shtyjnë popullsinë e qarkut drejt migracionit, ku spikasin mundësitë e pakta të punësimit, të zhvillimit ekonomik si dhe mungesa e alternativave për arsimim e kualifikim,” tha Zoto.

Ai shtoi gjithashtu se kandidatët janë në dakordësi me projektin për të bashkëpunuar në vazhdimësi dhe nxitur zhvillimin ekonomik në zone, si faktori kryesor që do të frenonte migracionin e lartë. Por Lavdrim Shehu, drejtues i një organizate lokale të quajtur “Qendra për Progres Rinor” i tha BIRN se edhe kjo fushatë nuk ka ofruar alternativa të qenësishme për banorët e Kukësit.

“Fokusi në të ardhmen duhet të përqendrohet te njerëzit, pasi këtu kandidatët janë vënë në garë duke premtuar investime,” tha Shehu.

“Duhet të ketë më pak arrogancë në qeverisje dhe shpërndarje të pushtetit. Të investohet aty ku ka përfitime bashkia dhe t’u kthehet njerëzve investimi në infrastrukturë dhe shërbime,”-përfundoi ai./BIRN

zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin