LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: A mund të fajësohen 6 deputetët e LDK për dështimin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit, e cila deri tani ishte bartur herë te njëra e herë te pala tjetër, tash po u vihet gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – nga vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe nga homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti. Kandidati i tyre, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur president i ri i Kosovës.

3 September 2026, 22:55 Nga E. D

Analiza e REL: A mund të fajësohen 6 deputetët e LDK për

KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi më në fund do të mundë të dilte nga kriza gati dyvjeçare politike. Por, ato shpresa u shuan shpejt, kur edhe deputetë nga njëra palë e marrëveshjes i dolën ujdisë kundër.

Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit, e cila deri tani ishte bartur herë te njëra e herë te pala tjetër, tash po u vihet gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – nga vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe nga homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti. Kandidati i tyre, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur president i ri i Kosovës.

Vota individuale përballë qëndrimit partiak

Njohës të çështjeve juridike e politike thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit në një Kuvend prej 120 deputetësh nuk mund të kufizohet në gjashtë deputetë të caktuar.

Sipas tyre, marrëveshjet politike mes partive nuk e zëvendësojnë mandatin individual të deputetit. Edhe kur një parti ka arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të votohet, deputeti, në ushtrimin e mandatit të tij, vendos vetë se si do të votojë në Kuvend.

Kushtetuta, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit e ndërtojnë pozitën e deputetit mbi parimin e mandatit të lirë. Pra, deputeti është përfaqësues i popullit, dhe nuk i nënshtrohet mandatit detyrues, ndërsa ligji përcakton se gjatë mandatit ai i nënshtrohet ndërgjegjes së tij, thotë Naim Jakaj, hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Kjo do të thotë se marrëveshja politike e partisë ka peshë politike, por nuk e eliminon të drejtën e deputetit për të marrë qëndrim individual për një çështje që votohet në Kuvend. Partia mund të kërkojë që deputetët e saj ta mbështesin një qëndrim të caktuar, por vendimi përfundimtar në Kuvend mbetet i deputetit”, shprehet Jakaj për REL-in.

Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Agderit në Norvegji, thotë se nuk mund të fajësohen gjashtë deputetë të caktuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për mendim të pavarur si përfaqësues të popullit.

“Njëra prej pushteteve që demokracia jonë i jep opozitës, ose një pakice ndaj shumicës, është mekanizmi i kuorumit, i cili nuk është jokushtetues. Është pikërisht ajo çfarë e definon kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës si demokraci e re”, thotë Hoxha për REL-in.

Pse përgjegjësia s’mund të jetë juridike

Jakaj thekson se për këta gjashtë deputetë mund edhe të ketë përgjegjësi politike për mosrealizimin e një marrëveshjeje ndërmjet partive, por jo kushtetuese ose juridike.

“Nëse një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e mbështet kandidatin, kjo mund të krijojë problem politik për partinë që ka hyrë në marrëveshje, por nuk do të thotë se vetëm ata janë përgjegjës për dështimin eventual të zgjedhjes së Presidentit”, thekson ai.

Përveç gjashtëshes së LDK-së - Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri - janë edhe të paktën 40 deputetë të tjerë nga partitë parlamentare shqiptare dhe nga komuniteti serb që nuk kanë shprehur mbështetje publike për kandidaturën e Sejdiut.

Një pjesë e gjashtëshes së LDK-së është arsyetuar se nuk dëshiron t’i japë “më shumë pushtet Kurtit”, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit dhe llogaritet t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë e re, ndërsa një pjesë tjetër ka thënë se nuk e sheh Sejdiun si figurë unifikuese.

Hoxha thekson se mekanizmi që siguron demokracinë më reprezentative edhe e siguron mendimin e pavarur të deputetëve të Kosovës, ua mundëson përfaqësuesve të popullit të votojnë ashtu qysh ata dëshirojnë vet. “Përndryshe, do të ishte tirania e shumicës”, nënvizon ai.

Kosova rrezikon të hyjë në një gjendje të paprecedentë të vakumit kushtetues dhe, në planin institucional, në një formë anarkie, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, paralajmëron Jakaj. Kjo, sipas tij, e rrit përgjegjësinë politike të të gjithë aktorëve për të gjetur zgjidhje, por nuk e ndryshon pozitën kushtetuese të deputetit dhe nuk krijon detyrim juridik që ai të votojë për një kandidat të caktuar.

A mund ta ndëshkojë LDK-ja gjashtëshen kundërshtuese?

Duke i kritikuar se “po e dërgojnë vendin në zgjedhje”, Abdixhiku kishte paralajmëruar edhe “pasoja” për gjashtë anëtarët e partisë, madje duke lënë të kuptohet se ata duhet ta “dorëzojnë mandatin e deputetit”. Sipas Jakajt, marrëdhënia e deputetit me partinë duhet të ndahet qartë nga statusi i tij kushtetues në Kuvend. Megjithatë, thotë ai, masat partiake nuk mund të prodhojnë si pasojë humbjen e mandatit parlamentar vetëm për shkak se deputeti ka votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë.

“Mandati i deputetit përfundon në rastet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj, jo me vendim të organeve partiake. Prandaj, çdo masë e brendshme duhet të vlerësohet duke pasur parasysh kufirin ndërmjet disiplinës së partisë dhe autonomisë kushtetuese të deputetit në ushtrimin e mandatit”, sipas tij./REL

ldk kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin