LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL për takimin në Tiranë: Rama “trazon” skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Në ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve.

10 January 2023, 23:35 Nga DOSJA
Analiza e REL për takimin në Tiranë: Rama “trazon”
Edi Rama

TIRANË- Ftesa që kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për një takim në Tiranë, të martën në mbrëmje, ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë.

Në ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve.

Por, disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin e tij si lider rajonal dhe forcimin e pozitës së tij në Shqipëri”. Të tjerët mendojnë se “kryeministri Rama me këtë veprim synon të luajë rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të bërë presion mbi partitë tjera që të mos rreshtohen në krah të opozitës maqedonase për rrëzimin e Qeverisë maqedonase”.

Partitë politike maqedonase, gjithashtu, janë të ndara në vlerësime. Për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”.

VMRO DPMNE-ja që është në opozitë, vlerëson se takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski,“është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë.

“LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po kërkojnë ndihmë për të shpëtuar, andaj edhe jashtë të gatshëm të pranojnë gjithçka në dëm të popullit maqedonas përmes agjendave të ndryshme vetëm që ta shpëtojnë veten e tyre”, deklaron Nikollovski.

Drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti; i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe i Alternativës, Afrim Gashi do të marrin pjesë në takim.

Ndërkohë, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, ka thënë se pranon të takohet me kryeministrin Rama, por jo edhe të ulet në tavolinën e njëjtë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Bilall Kasami që është edhe kryetar i Tetovës, komunës më të madhe të banuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, akuzon qeverinë për “korrupsion dhe krim të organizuar dhe defaktorizimin e shqiptarëve”, ndërsa zgjidhjen e krizës e sheh te dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.

Partitë tjera nuk e kanë komentuar ftesën dhe agjendën e takimit me kryeministrin Edi Rama. Por, për deputetin e pavarur, Skënder Rexhepi, “Edi Rama po sillet në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, njëjtë sikur në takimin e fundit në janar të vitit 2017”.

“Është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet t’i mbledhë partitë shqiptare për çështjet që i prekin shqiptarët këtu në Maqedoni [të Veriut]. Kjo pasi, edhe pas këtij takimi, do të rezultojë ndonjë trik i radhës...”, ka shkruar Rexhepi në rrjetin social Facebook.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, takimin në Tiranë e sheh në favor të Ramës, i cili, sipas tij, synon të promovojë veten si një faktor rajonal.

Nga ky takim partitë shqiptare jo që nuk do të përfitojnë asgjë, përkundrazi ato paraqiten pa ndonjë peshë dhe pa ndonjë ndikim në skenën politike, thotë më tej Neziri.

“Këto takime nuk mund të sjellin asnjë përftim politik për përdorim të brendshëm për asnjërën nga partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. E them këtë pasi ftesat kolektive për vizitë në Tiranë të këtij lloji, flasin për një qasje paternaliste të kryeministrit Rama kur bëhet fjalë për liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje paternaliste dihet se ngërthen në vetvete një lloj kufizimi të autonomisë së vendosjes politike. Mënyra se si i fton ai në Tiranë ka një simbolikë dominuese të tijën, një simbolikë që mund të shkojë në favorin e tij, por në dëm të partive politike”, vlerëson Neziri.

Ai vlerëson se sikur Rama të ketë synim afrimin e liderëve shqiptarë apo edhe ndihmën e tij për agjendën evropiane, do të ishte mirë ai të bënte një vizitë në Shkup dhe të organizonte një takim me të gjithë apo t’i takonte veçmas.

Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, takimin në Tiranë më shumë e sheh si përpjekje për ruajtjen e shumicës parlamentare që tashmë po rrezikohet nga përçarjet brenda BDI-së, andaj edhe Rama mund t’i bëjë favore kreut të saj, Ali Ahmeti, duke manifestuar mbështetjen apo nevojën për unitet në emër të integrimeve evropiane.

“Ky takim mund të shihet edhe si një shërbim që mund t’i bëhet Ahmetit nga ana e Ramës në kohën kur Bashkimi Demokratik për Integrim po përballet me pakënaqësi në radhët e saj. Kjo pakënaqësi mund të rrezikojë edhe stabilitetin e Qeverisë, andaj BDI-ja synon që t’i bashkojë partitë tjera politike shqiptare pasi në të kundërtën edhe ato do të jenë kundër saj. E gjithë kjo do të bëhet në emër të integrimit evropian apo politikave gjeostrategjike të vendit. Por, kjo do të jetë e vështirë pasi partitë opozitare vështirë se do të pranojnë të jenë në rol të tillë ”, thotë Arsovski.

Liderët e partive politike shqiptare një takim të tillë me kryeministrin Edi Rama e kishin realizuar më 7 janar të vitit 2017. Pas këtij takimi ata kishin miratuar një deklaratë të përbashkët, e cila nga opinioni maqedonas ishte quajtur si “Platforma e Tiranës”, që sipas tyre kishte për synim rrënimin e shtetësisë maqedonase.

Partitë shqiptare, siç thuhej në deklaratën që ishte miratuar atëherë, angazhoheshin për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.

Partitë, gjithashtu, angazhohen për “debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”.

Marrë nga REL

edi rama rama takim partite maqedonase

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa