12 June 2025, 13:26
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se raporti i Parlamentit Europian thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
Berisha tha se indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Ai shtoi se kështu raporti paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Sipas tij, ky raport thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pa asnjë diskutim. E penalizon thellësisht dhe ata e thonë. Mirëpret ambicien thotë, mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Por thotë, rikujton se, vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave, të cilat zgjasin sa është e nevojshme, për të implementuar reformat e nevojshme. Thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit të anëtarësimit, përfshirë dimensionin e tij parlamentar.
Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit të balancave. Por kush ta lexojë? Ajo që e nxjerr Don Kishotin nga Janjari. Ku mund ta lexojë ajo këtë. I bën thirrje Shqipërisë, thotë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit. Nuk ka sundim ligji. Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të presë lidhjet, Edi Rama, Taulant Balla, Ervin Hoxha, Belinda Balluku. Edhe kjo Spirogjoka, se kot nuk e quajta Spirogjoka unë jo. Të sigurojë mbrojtjen e të drejtave thelbësore dhe të bëjë përparime në fushatën e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit, pluralizmit.
Indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Pra shkon çështja tek pluralizmi, që nuk duhet të ekzistonte kurrë, dhe pavarësisë së mediave. Paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Kush të ja lexojë asaj. E kuptoni vetë ju, sa e papërgjegjshme është. Thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë. Pa vonesë. Thekson rolin themelor dhe të pazëvendësueshëm të parlamentit për ruajtjen e kontrolleve dhe të balancave. I bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike. E kuptoni apo jo? Përgjegjshmëri demokratike, dmth këtu për demokraci nuk pyet njeri. Çdo rresht që lexohet në këtë raport, bën autopsinë e narkoshtetit.
sali berisha
Politike
12 June 2025, 13:18
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër kërkesës së Unionit t&eum...
Politike
12 June 2025, 13:07
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në kongerencë me gazetarët u ndal te farsa zgjedhore...
Politike
12 June 2025, 12:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku kome...
Politike
12 June 2025, 12:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ritheksuar denoncimin e tij se Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE/ ODIHR për rapo...
Politike
12 June 2025, 12:51
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Brukseli është i shqetësuar për ndërhyrje...
Politike
12 June 2025, 12:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
12 June 2025, 12:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spi...
Politike
12 June 2025, 11:56
I.A
TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka vendosur pushimin e kërkesës së kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti për rinum...
Politike
12 June 2025, 11:42
I.A
Makina
DURRËS- Një rast i rrezikshëm është filmuar mëngjesin e sotshëm në rrugën e plazhit në Plepa,...
Politike
12 June 2025, 10:56
E. D
Edi Rama dhe Lulzim Basha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreu...