3 October 2022, 11:42
Nga A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se janë të hapur për çdo lloj propozimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për 'Report tv', Manja u shpreh se mbështesin çdo lloj ndryshimi ligjor që i jep frymëmarrje sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, ai deklaroi se ky propozim do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve.
"Ndryshimet ligjore tashmë janë në proces në Komisionin e Ligjeve. Është ngritur grupi i punës dhe shumë shpejt do të kemi dhe një adresim. Në mbështesim çdo ndryshim ligjor që i jep frymëmarrje”, tha Manja.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkoi shkurtimin e viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat apo edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese. Këto masa, sipas KLP-së, u morën për të ndihmuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave të krijuara në sistemin e drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një draft me propozime konkrete për të zgjidhur problematikën për këto çështje në sistemin e drejtësisë. Në draftin e publikuar nga Report Tv, KLP kërkon që magjistratët të bëjnë 2 vite shkollë e të futen në punë me vitin e 3, praktikë e paguar. Këtë iniciativë për reduktimin në periudhë trazitore të magjistraturës nga 3 në dy vite e ka deklaruar në intervistën e tij te parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla. Një tjetër ndryshim i kërkuar është edhe e drejta e anëtarëve jo magjistratë të KLP për tu bëre pjesë e sistemit të drejtësisë.
ulsi manja klp magjistratet
Politike
3 October 2022, 11:30
k.m.
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Të ardhurat në vend në 8 mujorin e parë të vitit janë rritur me 15.9%. Të dhënat m&eu...
Politike
3 October 2022, 11:16
f.g
Ina Zhupa, deputete
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quajti një dështim të qeverisë, Ministrisë për ...
Politike
3 October 2022, 11:11
A.B
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili nisi në orët e para ...
Politike
3 October 2022, 11:05
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Grupi parlamentar i Deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj, kanë prez...
Politike
3 October 2022, 10:34
A.B
Agron Haxhimali
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozi...
Politike
3 October 2022, 10:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët shqiptarë janë me notat më të larta kur shkojnë n...
Politike
3 October 2022, 10:09
I.A
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka këshilluar magjistratët e rinj që të mos dorëzohen kurrë. Gjat&e...
Politike
3 October 2022, 10:10
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posa&cced...
Politike
3 October 2022, 09:43
I.A
Erisa Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka kërkuar interprelancë me Ministren e Arsimit Evis Kus...
Politike
3 October 2022, 09:39
k.m.
Agron Haxhimali
TIRANË- Ekspertët e opozitës po bëjnë prezantimin e raportit përfundimtar të propozimeve për ndrys...