LIVE UPDATES
Politike

Apeli i GJKKO padit ministrin Petrit Malaj për bllokimin e pagave të magjistratëve: Të pezullohet vendimi

Kallëzimi vjen në një kohë kur vijon ngërçi për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar përcaktimin e një formule të re për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

11 September 2026, 13:31 Nga I.A
Apeli i GJKKO padit ministrin Petrit Malaj për bllokimin e pagave të
Petrit Malaj

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kallëzuar ministrin e Financave, Petrit Malaj, lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve dhe administratës së gjykatave të posaçme. Kallëzimi vjen në një kohë kur vijon ngërçi për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar përcaktimin e një formule të re për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në kallëzimin e depozituar, Apeli i GJKKO kërkon që Gjykata Administrative të shqyrtojë me urgjencë vendimin e firmosur nga ministri Malaj, i cili ka sjellë bllokimin e pagesave për gjyqtarët e posaçëm dhe administratën pranë tyre, me qëllim që diferencat e pagave të likuidohen sa më shpejt.

Sipas Apelit të GJKKO, bllokimi i pagesave nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së dokumentacionit financiar nga ana e gjykatës, por si rezultat i një qëndrimi të Ministrisë së Financave. Në kallëzim thuhet se kjo lidhje konfirmohet edhe nga komunikimet zyrtare të punonjësve të Thesarit, të cilët kanë bërë me dije se, “në vijim të komunikimit me Ministrinë e Financave”, Dega e Thesarit nuk mund të procedonte me ekzekutimin e diferencave të pagave deri në përfundimin e verifikimeve.

Apeli i GJKKO argumenton se mosprocedimi me pagesat nuk është legjitimuar nga legjislacioni për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe menaxhimin financiar, apo nga udhëzimet për procedurat e listëpagesave.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sjell në vëmendje se kjo lidhje shkakësore konfirmohet nga komunikimet zyrtare të punonjësve të Thesarit. Në këto komunikime është bërë e ditur se: “në vijim të komunikimit me Ministrinë e Financave”, Dega e Thesarit nuk mund të procedonte me ekzekutimin e diferencave të pagave deri në përfundimin e verifikimit. Pra, mosprocedimi nuk ishte rezultat i mungesës së dokumentacionit financiar të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nuk ka qenë gjithashtu e legjitimuar nga parashikimet e Ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”; të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; apo qoftë edhe të Udhëzimit nr. 1, datë 21.05.2021 “Për formën, 7 elementët dhe plotësimin e listëpagesës mujore të pagave dhe të urdhërshpenzimit për pagat në njësitë e qeverisjes së përgjithshme” të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë”. Ai ishte rezultat i drejtpërdrejtë i qëndrimit të mbajtur nga Ministria e Financave në veprimin administrativ të materializuar në shkresën nr. 14110, datë 02.09.2026.

Tejkalimi i kompetencës së kontrollit financiar. Paditësi nuk mohon kompetencën e strukturave të Thesarit për kontrollin e rregullsisë dhe ligjshmërisë financiare të dokumentacionit që u paraqitet. Megjithatë, kjo kompetencë ka kufij. Kontrolli financiar nuk mund të shndërrohet në kompetencë për: interpretimin përfundimtar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese; rivlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor; pezullimin faktik të efekteve të tij; ose detyrimin e një organi të pushtetit gjyqësor që të mos zbatojë një akt në fuqi. Në të kundërt, kontrolli financiar do të shndërrohej në kontroll administrativ të pushtetit ekzekutiv mbi vendimmarrjen e organeve kushtetuese të qeverisjes së gjyqësorit dhe në cenim të pavarësisë organizative, vetëadministruese dhe financiare të pushtetit gjyqësori dhe akoma më shumë edhe të sistemit të drejtësisë”, thekson Apeli i GJKKO.

Ngërçi me pagat në gjyqësor

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit./Dosja.al

petrit malaj apeli i gjkko


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin