17 March 2024, 15:36
Nga M.B
Firmosja
ZVICRA- Sot në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Kjo marrëveshje vjen pas disa takimeve mes Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër. Ambasada e Shqipërisë në Zvicër bën të ditur se ky hap ka në fokus mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.
Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të Shqipërisë, Mustafa Nano, të KS-së, Ambasadorit të Kosovës, Sami Ukelli, të Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri, Ministres së Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe.
"Pas disa takimeve mes Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër, sot (17.03.2024), në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër. Ky hap i madh i cili vjen me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë ka në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.
Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit. Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe z.Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të RSH-së, z.Mustafa Nano, të RKS-së, z.Sami Ukelli, të RMV-së, z.Rexhep Demiri, Ministres së Arsimit të RKS-së, znj.Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre Ambasadorët.
Ky është një ogur i mirë, pasi ky vit është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si “Viti i Gjuhës Shqipe” dhe Ambasada shpreson se që nga fillimi i vitit shkollor 2024/2025, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit do të fillojnë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër.
Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb", thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Zvicër.
marresveshje per shkollat shqipe
Politike
17 March 2024, 14:47
M.B
Blendi Klosi
DURRËS- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka përfunduar pas rreth 4 orësh bisedime. Sekreta...
Politike
17 March 2024, 12:53
r.ll
fredi beleri
GREQI- Përgatitja e fletës së votimit të partisë "Demokracia e Re" për zgjedhjet europiane 2024 ka përfund...
Politike
17 March 2024, 12:32
r.ll
edi rama
DURRËS- Kreu i PS, Edi Rama në fjalën e tij në asamblenë e partisë sot në Durrës, tha se mbështet pa...
Politike
17 March 2024, 11:53
r.ll
edi rama
DURRËS- Në mbledhjen e amblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e Jared Kushner...
Politike
17 March 2024, 11:28
r.ll
edi rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste ka folur...
Politike
17 March 2024, 11:08
r.ll
edi rama
DURRËS- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë që po mbahet sot n...
Politike
17 March 2024, 07:32
r.ll
edi rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot në Gji...
Politike
16 March 2024, 21:45
r.ll
Igor Zhovkva
TIRANË- Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskit, ka zbuluar detaje nga samiti i mbajtur dy j...
Politike
16 March 2024, 20:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha për mbështetësit e tij se duhet të interesohen se çfarë p...
Politike
16 March 2024, 20:07
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se paratë që mblidhenin nga taksat e qytetarëve, gjat&eum...