6 March 2025, 22:27
Nga r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka tentuar ta censurojë Tik Tokun, por nuk ja ka dalë dhe për këtë arsye, ka vendosur që ta mbyllë krejt për 12 muaj.
I ftuar në "Çim Peka Live", Hoxha u shpreh se, në këtë rrjet social opozita ka më shumë sukses, dhe kjo sipas tij i prish punë Ramës. Gazetari u shpreh se arsyeja që Rama ka publikuar për mbylljen e kësaj platforme është skandaloze, ndërsa shtoi se sot babai i Martin Cani ka thënë se i biri, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij", nuk ka pasur as llogari në Tik Tok dhe as në Snapchat.
"Rama e hodhi pikërisht në këtë moment mbylljen e Tik Tok është që të sfumojë SPAK, historinë me Erion Veliajn, sepse Tik Tok i prek të gjithë. U ka gjetur shqiptarëve një tel që i prek vërtetë të gjithë. Tani, pse e bën në këtë moment. Arsyeja kryesore është fare e qartë. Tik Tok është i vetmi rrjet në Shqipëri që nuk mund të bllokohet nga OJQ-të apo disa organizata. Në Facebook të bllokojnë, në Instagram ty të bllokojnë. Rama vetë atë sy më sy ku e bën, në Instagram dhe Facebook.
Tik Tok ka pikërisht këtë problem, para është shumë e vështirë, i pamundur për tu censuruar. Dhe së dyti është po ashtu shumë i vështirë për tu kontrolluar. Dhe ai duke parë se kjo gjë, sepse i ka testuar edhe me rrugë të tjera dhe nuk ja ka dalë dot, atëherë në këto kushte, i ka rënë shkurt, i fusim një të mbyllur për 12 muaj. Mund ta bënte edhe për 3-6 muaj, por e ka lënë fiks për 12 muaj. Arsyeja që ai publikoi është skandaloze. Sot reagoi babai i Martin Canit, dhe tha se djali im nuk ka pasur as Tik Tok e as Snapchat. Rama e ka marrë këtë vendim, për të bllokuar një rrjet që nuk e kontrollon dot.
Rama është mësuar që kur ka qenë kryetar bashkie që do të kontrollojë çdo gjë. Dhe me Tik Tok dha e mori dhe nuk arriti dot të ja dilte. Dhe duke parë edhe aksesin më të madh që ka opozita aty. Opozita dhe njerëzit e pavarur nga mazhoranca kanë akses dhe nëpërmjet Tik Tok, mund ta shpërndajnë një informacion në kohë rekord dhe mund të krijojnë nëpërmjet këtij rrjeti një problematikë për industrinë e pushtetit dhe sidomos kur jemi në fushatë elektorale", u shpreh gazetari Artan Hoxha.
artan hoxha mbyllja e tik tok
Politike
6 March 2025, 22:23
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në një intervistë të zhvilluar së fundmi n&e...
Politike
6 March 2025, 22:21
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belin Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme ...
Politike
6 March 2025, 22:15
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar arrestimin e tij ndërsa ka theksuar se e sheh si një goditje pol...
Politike
6 March 2025, 21:43
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me aludimet qe qarkullojnë se ai ka tentuar të arratiset d...
Politike
6 March 2025, 21:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet që po qarkullojnë se ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit...
Politike
6 March 2025, 21:26
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se personi që e ka kallëzuar, Nesti Agoni ...
Politike
6 March 2025, 21:22
r.ll
andi bushati
TIRANË- Analisti Andi Bushati ka braktisur studion e emisionit "Të Paekspozuarit" teksa po diskutohej lidhur me përgjimet...
Politike
6 March 2025, 21:14
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se prokurori Ols Dado është në konflikt interes...
Politike
6 March 2025, 21:05
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit...
Politike
6 March 2025, 20:57
r.ll
sali berisha
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se rrethi i Durrësit do të ndahet në d...