3 July 2025, 11:43
Nga r.ll
kuvendi
KOSOVË- Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.
Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.
Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.
Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.
Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike./REL
kuvendi i kosoves
Politike
3 July 2025, 11:25
r.ll
toni gogu
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu mbajti fjalën e tij në Kuvend, teksa po diskutohej për raportin vj...
Politike
3 July 2025, 11:18
r.ll
tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori fjalën pasi Toni Gogu foli nga foltorja e Kuvendit. Tabaku tha se Gogu n...
Politike
3 July 2025, 11:05
N.F
Avokati
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të...
Politike
3 July 2025, 11:01
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se pengesa kryesore për integrimin e vendit në BE &e...
Politike
3 July 2025, 10:59
r.ll
rama ne vlore
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Vlorës. Me bllok në dorë, R...
Politike
3 July 2025, 10:44
r.ll
qani xhafa
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka marrë fjalën në nisje të seancës plenare, ku foli lidh...
Politike
3 July 2025, 10:41
I.A
Dash Sula
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se kuvendi po shkel ligjin. Gjatë fjalës në Kuvend, Sula ka theksuar se n&eum...
Politike
3 July 2025, 10:31
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka nisur ditën e sotme me tensione në lidhje me zjarrin në landifillin e mbetjeve në Elbasan. Teksa d...
Politike
3 July 2025, 10:17
I.A
Bujar Leskaj
TIRANË- Deputeti Bujar Leskaj ka deklaruar se seanca e sotme plenare se nuk duhej të mbyllej pa raportin e institucioneve ...
Politike
3 July 2025, 10:06
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...