9 July 2025, 11:42
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.
Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post. Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk shpjegoi se çfarë mund të ndodhë në rast të mosrespektimit të aktgjykimit të saj.
Partitë politike vazhdojnë ta interpretojnë ndryshe-ndryshe atë. Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza. Ajo e përmendi edhe mundësinë që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.
kuvendi i kosoves
Politike
9 July 2025, 11:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale për çështjen e hapë...
Politike
9 July 2025, 11:08
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dhe ka thënë se pret “hetim të thell...
Politike
9 July 2025, 11:06
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas debatit të zhvilluar dje n&eu...
Politike
9 July 2025, 10:55
M.B
Andrey Kovatchev
STRASBURG- Eurodeputeti Andrey Kovatchev tha në seancën e djeshme për Shqipërinë në Parlamentin Eu...
Politike
9 July 2025, 10:51
I.A
David McAllister
TIRANË- Eurodeputeti gjerman i CDU, David McAllister ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri janë njollo...
Politike
9 July 2025, 10:40
E. D
Gerta Bardeli
THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në&...
Politike
9 July 2025, 09:26
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Sh...
Politike
9 July 2025, 08:06
E. D
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ka ndarë pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibr...
Politike
9 July 2025, 07:58
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Sot, bëhet përpjekja e 44‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por sipas zhvillimeve t&eum...
Politike
8 July 2025, 23:02
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur në rrjetet e tij sociale se doli më kokën lar...