27 November 2024, 14:54
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Nis hedhja e shtresave asfaltike në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Me një gjatësi prej afro 2 kilometrash ky lot pritet të jetë gati brenda pak ditësh, ku pas përfundimit të shtresave asfaltike do të punohet për vendosjen e sinjalistikës rrugore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
“Ky proces është relativisht i shpejtë, nuk do na marrë shumë kohë për përfundimin e të gjithë shtresave asfaltike, ndërkohë po vijojmë dhe me elementët e tjerë si vendosja e barrierave anti zhurmë në këtë seksion rrugor”, sqaroi kreu i ARRSH.
Për realizmin e projektit në këtë lot ka pasur disa kompleksitete, duke nisur me procesin e shpronësimeve për shkak se shumë prej njësive të banimit ishin pa dokumente, gjithashtu ka pasur një prezencë të madhe të linjave të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat u zhvendosën përmes ndërhyrjes së OST dhe OSHEE.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se ritmi i punimeve, në lotin 7, por edhe lotet e tjera është i lartë për të garantuar që Unaza e Madhe e Tiranës të jetë e aksesueshme për automjetet në fund të këtij viti.
“Rëndësi ka që të gjitha lotet të jenë të gatshme për akses të automjeteve, duke pasur të përfunduar edhe pjesën e sinjalistikës, edhe pjesën e barrierave të zhurmës dhe gjithçka tjetër e cila është e domosdoshme. Padyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që ti plotësojmë, por e gjithë kjo pjesa e paketës së madhe duhet të jetë e përfunduar për datën 31 dhjetor që gjithë kjo unazë tashmë të lidhet, duke pasur parasysh që kemi pasur një progres të mirë edhe në pjesën e “Pallatit me Shigjeta”, aty ku janë nyjet lidhëse dhe ajo është një nga nyjet më të rëndësishme”, nënvizoi Balluku.
gentian gjyli belinda balluku
Politike
27 November 2024, 14:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emr...
Politike
27 November 2024, 14:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një konferencë për mediat pas vend...
Politike
27 November 2024, 14:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se kurrë nuk par...
Politike
27 November 2024, 14:17
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij para selisë blu, iu drejtua kryeministrit Rama pë...
Politike
27 November 2024, 14:14
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se ai u arrestua sepse mbrojti interesin kombëtar...
Politike
27 November 2024, 14:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se u përpoqën të shkatërro...
Politike
27 November 2024, 14:06
I.A
Plarent Ndreca
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit socialist Plarent...
Politike
27 November 2024, 14:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se veprimi i tij tashmë është kryefjala e Sali Beri...
Politike
27 November 2024, 13:48
ZH.LL
Selia e PD
TIRANË- Menjëherë pas u njoftua lirimi nga "arresti shtëpiak" për kryedemokratin Sali Berisha, ka nisur entuziasmi nga ...
Politike
27 November 2024, 13:52
I.A
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu, pasi u la i lirë....