12 June 2024, 14:49
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se, zhvillimi i shpejtë i Aviacionit Civil në vendin tonë ka nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Duke marrë fjalën në Kuvend, për projektligjin që ka të bëjë me aviacionin civil, Balluku tha se kjo është një strategji kombëtare që kemi nisur në 2019 dhe sot po zbatohet. Ajo gjithashtu solli në vëmendje disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës. Më tej, ajo shtoi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Trafiku ajror në Shqipëri ka një rritje progresive, numri i fluturimeve parashikohet të rritet me 10% gjatë vitit 2024, krahasuar me 2023 dhe 55% krahasuar me 2019, si viti i fundit normal para pandemisë. Shqipëria gjatë vitit 2023 u rendit ndër vendet e para në Europë për rikuperimin e trafikut, me një rritje 31%. Parashikimi për 2024 tregon për një rritje me 32 % të fluturime terminale krahasuar me 2023. Po punojmë me ritme të shtuara që të nisim operimet në pranverën e 2025-ës, në një tjetër aeroport ndërkombëtar në jug të vendit, në Aeroportin e Vlorës. Në dhjetor 2024 ne mbyllim të gjitha punimet civile dhe hapim procesin e licencimit të aeroportit të Vlorës, që do të jetë më i madhi në Ballkanin Perendimor, duke e çuar Shqipërinë në një hap drejt fluturimeve transoqeanike. Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare dhe ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, duke e bërë vendin tonë me 4 aeroporte ndërkombëtare nga jugu, në veri të vendit. Ndërsa investime të reja parashikohen për mirëmbajtjen e avionëve apo dhe hangarët”, tha Balluku.
belinda balluku seance plenare 12 qershor 2024
Politike
12 June 2024, 14:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend. Teksa seanca plenare po vazhdon rregullis...
Politike
12 June 2024, 14:02
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi prej 4 orësh po vazhdon të pyetet nga prokurorët e Prokurorisë s&eum...
Politike
12 June 2024, 13:39
M.B
Alexander Stubb dhe Igli Hasani
FINLANDA- Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Helsinki, Ministri për Evropën...
Politike
12 June 2024, 13:28
M.B
Edi Rama
TIRANA- Punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij vit, ndërsa pritet të jetë oper...
Politike
12 June 2024, 13:07
M.B
Niko Peleshi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NA...
Politike
12 June 2024, 13:15
I.A
Qazim Sejdini
ELBASAN- Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se Sejdini është nd...
Politike
12 June 2024, 12:39
S.B
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka dalë me një deklarat&e...
Politike
12 June 2024, 12:36
I.A
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar me Ermonela Felajn ditën e sotme, pasi Kuvendi refuzon që t&eum...
Politike
12 June 2024, 12:03
S.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në promovimin e Kalendarit Turistik Veror tha se e r&...
Politike
12 June 2024, 11:54
I.A
Ervin Salianji
TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Sal...