14 March 2024, 21:51
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht edhe nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi, duke folur në lidhje me dakordësinë e deritanishme me PS-në për tre çështje, është shprehur se nëse kjo dakordësi nuk do të merret edhe në Konferencën e Kryetarëve, atëherë opozita do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend. Bardhi për Syri Tv ka thënë se dakordësia ekziston ende në parim dhe sipas tij duhen parë zhvillimet në vijim.
‘Nëse nuk bihet dakord në konferencën e kryetarëve që të miratohen komisionet hetimore, pjesëmarrja e opozitës në reforma dhe ligjet që kërkojnë ¾, si dhe marrja e propozimeve të opozitës për ligje dhe nisma që kanë 2 vjet që flenë në sirtarët e kuvendit, padiskutim që do të vijojë aksioni i opozitës në Kuvend.
Nuk ka asnjë tërheqje nga aksioni dhe nga 3 kërkesat tona. A mund të shtojmë ne kërkesa? Patjetër që po. Mund të ndiqet edhe strategjia që për shkaqe politike ne nuk e njohim Ramën për kryeministër. Nuk kam pasur takim me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, atë e kam takuar të martën në konferencën e kryetarëve.
Problem i tij në raport me shqiptarët, nëse tërhiqet besoj se është një lajm i mirë për Entonin, që nuk respektohen të drejtat kushtetuese të opozitës dhe Edi Rama për të qëndruar në pushtet ka nevojë të prodhojë opozita të rreme.
Nëse nuk ka vendimmarrje të dakordësuar të konferencës së kryetarëve për të treja aktet që kemi rënë dakord nuk ka tërheqje nga aksioni i opozitës.
Unë kam shprehur publikisht që grupi parlament i PD-së i qëndron dakordësisë në parim që kemi rënë në konferencë.
Gjithçka që kemi diskutuar aty është regjistruar me audio dhe me procesverbal me shkrim’, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi
gazment bardhi
Politike
14 March 2024, 21:43
h.k
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur në një intervistë mbrëmjen e sotme mbi pik...
Politike
14 March 2024, 21:42
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-E ftuar sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se para disa muaj...
Politike
14 March 2024, 21:25
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar sot tani kemi një realitet politik i cili më n...
Politike
14 March 2024, 21:14
S.N
Anton Pançev
TIRANË- Anton Pançev profesori bullgar ka thënë se rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Ba...
Politike
14 March 2024, 20:59
h.k
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur në një intervistë mbrëmjen e sotme. Bardhi ka thën&...
Politike
14 March 2024, 20:17
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Lulzim Basha, Kryetari i Partisë së Vulës ka komentuar mbi negociatat e Partisë Demokratike me socialistët l...
Politike
14 March 2024, 20:08
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Lulzim Basha Kryetari i Partisë së Vulës ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikë...
Politike
14 March 2024, 20:00
M.B
Manastiri i Deçanit
SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik grek, OMONOIA, ka dalë sot në një deklaratë për s...
Politike
14 March 2024, 20:00
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Sali Berisha në deklaratat e tij të përditshme nga banesa e tij ka thëne ditën e sotme se Berbe...
Politike
14 March 2024, 19:53
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se sipas tij, ka urdhëruar Damanin për të arrestuar...