14 September 2022, 10:22
Nga A.B
Edi Paloka
TIRANË- Kreu aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas artikullit të Zërit të Amerikës, i cili shkruan se PD është financuar nga Rusia në vitin 2017, vit në të cilin ka qënë në drejtim të partisë Lulzim Basha. Teksa ka ndarë artikullin në faqen e tij të 'Facebook', Paloka me ironi kujton se kush futet në pazar edhe blen edhe shet mirëpo edhe e blejnë edhe e shesin.
'Kur futesh ne pazar , blen dhe shet po dhe te blejne e te shesin…! Kujtese per te tjeret !'- shkruan Paloka.

Çfarë ndodhi sot?
Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.
edi paloka rusia financon pd lobingu rus ne shqiperi
Politike
14 September 2022, 10:12
F.M
Faksimilet dhe PD
TIRANË- Rrëfimi i një zyrtari amerikan ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen “Muzin” a...
Politike
14 September 2022, 10:03
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi informacion nga Qeveria për konfiskimet e ndërtimeve ...
Politike
14 September 2022, 10:02
F.M
PD dhe artikujt
TIRANË- Lobingu rus në Shqipëri është në faqet e mediave më në zë ndërkombëtare. CNN...
Politike
14 September 2022, 09:59
A.B
Genc Pollo
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar pas artikullit të Zërit t&e...
Politike
14 September 2022, 09:46
A.B
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një profil të zëvendës Shefit të Kabinet...
Politike
14 September 2022, 08:44
A.B
Në Shqipëri, Partia e Lirisë, ish Lëvizja socialiste për Integrim, e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta, organizoi mbrëmjen e...
Politike
14 September 2022, 08:28
A.B
Protesta
Protesta, e para që nga themelimi i PL, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), si forcë politike opozitare, synoi denonci...
Politike
14 September 2022, 04:04
k.m.
Partia Demokratike
TIRANË- Zëri i Amerikës ka zbuluar se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për par...
Politike
13 September 2022, 23:04
k.m.
Briseida Shehaj
TIRANË- Briseida Shehaj, koordinatorja e Luftës Anti Korrupsion në Partinë e Lirisë ka publikuar nj&eum...
Politike
13 September 2022, 22:56
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur lidhur me situatën brenda selisë blu. E ftuar në emisionin...