9 February 2023, 12:16
Nga A.B
Stuart Peach dhe Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.
Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të dates 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Lord Peach nënvizoi interesin dhe vëmendjen e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me agresionin në Ukrainë.
stuart peach bajram begaj
Politike
9 February 2023, 11:45
k.m.
Pamje nga SPAK
TIRANË- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë në një protestë para Pr...
Politike
9 February 2023, 11:35
A.B
Komision
TIRANË- Është zbardhur vendimi i marrë nga Sekratariati për Votimet dhe Etikën, për përjashtimin me d...
Politike
9 February 2023, 11:29
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Partia Demokratike, akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon t'i japë në kundërshtim me ligin një mandat tje...
Politike
9 February 2023, 11:02
A.B
Lord Stuart Peach dhe Xhacka
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të...
Politike
9 February 2023, 10:25
I.A
Lefter Geshtenja
TIRANË- Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka propozuar disa ndryshime në ligjin për Nënpunësin Civil. ...
Politike
9 February 2023, 10:22
A.B
Rob Bauer
TIRANË- Në datat 6 deri më 8 shkurt 2023, Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer vizitoi Shqipë...
Politike
8 February 2023, 23:05
F.M
Etjen Xhafaj
TIRANË- Deputeti Etjen Xhafaj deklaron se databaza e publikuar një ditë më parë nuk i përket aplikacionit "Aktiv...
Politike
8 February 2023, 23:00
F.M
Floriana Garo dhe Etjen Xhafaj
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se drejtësia duhe...
Politike
8 February 2023, 22:54
F.M
Rudina Hajdari
TIRANË- Rudina Hajdari, ish-deputetja që është ribashkuar me Partinë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime ...
Politike
8 February 2023, 22:34
F.M
Enkelejd Alibeaj dhe mjeku Genc Doçi
KURBIN- Enkelejd Alibeaj vijon me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, ku ka planifiku...