LIVE UPDATES
Politike

Beleri i drejtohet gjyqtarëve të GJKKO-s: U treguat të njëanshëm

Beleri i drejtohet atyre duke i akuzuar se ata u treguan të njëanshëm që nuk pranuan provat. 

13 February 2024, 16:59 Nga h.k
Beleri i drejtohet gjyqtarëve të GJKKO-s: U treguat të
Foto ilustruese

TIRANË- Fredi Beleri, Kryetari i Bashkisë së Himarrës që vijon ende të jetë në paraburgim nën akuzën e shit-blerjes së votave i është drejtuar ditën e sotme me një letë publike gjyqtarëve të çështjes.

Beleri i drejtohet atyre duke i akuzuar se ata u treguan të njëanshëm që nuk pranuan provat. 

Deklaratë e Fredi Belerit:

Të nderuar Gjyqtarë!
Bazuar në nenin 358 të Kodit të Procedurës Penale dua të deklaroj se edhe në seancën e shkuar që i dhatë fund marrjes së provave ju u treguat të njeanshëm dhe të paligjshëm ne vëndimmarrje. Vëmendja juaj është e përqëndruar se si reagon prokuroria ndaj mbrojtjes time dhe provave që kërkoja të merreshin. Ju rrëzuat kërkesat më elementare të provave të një procesi gjyqësor, kryerjen e akteve të ekspertimit. Ju nuk pranuat sepse nuk pranoj prokuroria kryerjen e akteve të ekspertimit. Ju nuk pranuat sepse nuk pranoi prokuroria të sillte pajisjet dhe mjetet e përgjimit të cilat nuk i ka. Prokuroria as nuk i citoi se cfarë mjetesh ishin se nuk i
ka. Nuk pranuat ta thërrisnit dëshmitarin Arsen Rama, për të sqaruar foton e supozuar me mua, në ballafaqim me personazhin e vërtetë të fotos, shtetasin Thoma Bogdani. Kjo sepse nuk lejoj prokuroria. Se aty ka dhe vepër penale, por ju as nuk e kallëzoni dhe prokuroria as e heton vetë. Nuk vepruat me urdhër për ta marrë provën
për mënyrën e pagesës sè paligjshme të dëshmitarit nga Policia e Shtetit. Lejuat që mos ta sillnin këtë prove të paligjshmërisë së tyre, sic lejuat dëshmi të rreme dhe akte te fallsifikuara te administroheshin ne proces.
Ju nuk e lejuat aktin e ekspertimit per akte që qartësisht janë të falsifikuara. Se u keni dhënë garanci atyre që falsifikojnë sa te jemi ne këtu sju gjen gjë. U povua në seance se dëshmia ime e penalitetit ishte fallsifikuar. U paraqit dëshmia e penalitet e datës 03.04.2023 te KQZ, sipas të cilës rezultoj "i padënuar". U paraqit dhe
dëshmia e penalitetit që Prokuroret Special i kanë dhënë me shkresë avokatëve të mi, e datës 23.05.2023, sipas të cilës rezultoj "i padënuar". Vetëm kaq mjaftonte që të bëhej kundërshtimi i dëshmitares Anila Paci herën e kaluar, dhe te merrej në pergjegjësi penale personi që falsifikoi.

Me kërkesën e prokurorit Kondili, ju z. Kryetar, përjashtuat gjyqtaren Gjoka në kundërshtim me vendimin e Kryetares Apelit Posaçem, që nuk e miratoi dorëheqjen e gjyqtares nga gjykimi I ankimit kundër vendimit të mosfillimit, duke shkelur kështu parimin e hierarkisë gjyqësore. Siç shprehet dhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Posacëm në vendimin që refuzoi dorëheqjen e gjyqtares, që ndoshta znj. Gjoka do të mund të përjashtohej nga gjykimi i çeshtjes themelit në të ardhmen nëqoftë se do të ushtrojë vendimmarrje të caktuara. Ju po zhvilloni një proces të paligjshëm, të dënueshëm dhe të porositur nga Kryeministri Rama, duke administruar dëshminë e rreme të Abdyl Rames, kjo pasi gjyqtarja Gjoka e mbajti 2 muaj në duar, ankimin kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal në lidhje me kallëzimin tim, për deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore kundër shtetasit Abdyl Rama, pa dhënë vendim.

Ndaj për këte shkak, duke ndikuar me vendimin tuaj në një proces të paligjshëm dhe të denueshëm prej 2 muajsh kam bërë kallëzim për ju, gjyqtaren Gjoka, dhe prokurorin Kondili. Deri me sot unë akoma nuk kam asnjë informacion se cfarë është bëre me këtë kallëzim. Ju, duke mos qënë dhe duke mos u sjell asnjëherë si gjykatë e paanshme, pas kallëzimit tim cënuat dhe deformuat më tepër proçesin gjyqësor ndaj meje. Ju në një vendim historik për paligjshmërinë, refuzuat lejen time për të bërë betimin. Duke u zgjedhur me kujdes si një trupë e posaçme për këtë ngjarje të posaçme, shkuat edhe me tej I thatë në vendim kryeministrit si të zgjidhë hallin e tij, pa qënë palë në proçes. Se si ta mbajë pa zgjedhje Bashkinë e Himarës edhe pas 1 viti. Po ashtu u kujdesët që ky vendim i juaj i “posaçëm” ti shkonte në dorë kryeministrit para meje që isha palë. Vendim dhe veprim politik. Për këtë arsye ju nuk duhet të jeni gjyqtaret që do jepni një vendim për mua.
Gjyqtarja e Apelit Posacem znj Shirka e la në fuqi refuzimin tuaj për të më dhënë leje kushtetuse për të kryer betimin. Megjithë ngjyrimin politik , gjyqtarja Shirka nuk e mbajti mbi vete gjithë peshën antikushtetuse dhe nxitjen e sulmit ndaj instutucioneve që burojnë nga zgjedhjet vendore, duke ju "qortuar" juve për pjesën e vendimit tuaj për hallin e kryeministrit. Ajo ja u la ju atë pjesë të paligjshme të vendimit, si trupë gjyqësore dhe prokurorë te posaçëm të zgjedhur ne menyrë te posaçëm, per ktë çështje të posaçme nga kryeministri, për të mbajtur pa votë

Bashkinë Himarë.
Ne vendim gjyqtarja shpehet se "Gjykata e Posaçme e Apelit vlerson se trajtimi i dhënë rastësisht në një vendim që nuk ka lidhje me objektin e kërkimit është i panevojshëm dhe nuk ka efekt detyrues në asnjë proces tjeter, pasi gjykata zgjidh çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i ankimit, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej ankuesit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar. "

Edhe pêr këtë pjesë të vendimit qe ju ka “qortuar” Apeli, ju sduhet të jeni gjyqtarë në vendimmarje ndaj meje.
Jeni kaq të tensionuar në seanca, sa duket hapur që nuk jeni gjykatë e paanshme. Ne kemi bërë disa proçese gjatë një viti edhe me gjyqtarë të tjerë, të cilët kanë rrëzuar kërkesat tona, por mënyra si ju drejtoni seancën, tregon hapur qe jeni nën presion dhe me vullnet të vesuar nga paligjshmëritë dhe fallsitetet e këtij procesi që u detyruat të mbyllni. Ju bërtisni dhe humbni qetësinë, sic e cituat vetë seancën e
kaluar.

Ndryshe nga gjyqtarë të tjerë që na kanë lejuar të bëjmë gjyq, të paraqesim dhe kërkojmë, debatojmë prova, pavarësisht se në fund kanë rrëzuar kerkesat tona (kjo sepse proçesi është i motivuar jo vetëm politikisht ndaj meje, por edhe nga grupe interesi që cënohen nga zgjedhjet e lira ne Himarë). Botues e pronarë mediash që grabisin pronat e Himariotëve, ministra dhe kriminelë ndërkombëtare që e duan Himarën me cdo kusht. Ju po me mbani prej nje vit ne burg politik te paligjshem, si asnje tjeter ne 33 vjet. Nuk lejuat betimin tim për të marrë mandatin. Pranuat në gjykim akte të falsifikuara. Ju edhe kur i gjejmë ne fallsifikimet e policise dhe të prokuroreve për të më mbajtur mua në burg, nuk doni ti hetoni dhe kallëzoni. Administruat dëshmi të rreme dhe
dëshmitarë të paguar. Duke me mbajtur mua në burg prej një viti menduat qe do dalë ndonjë prove rrugës. Por gjatë këtij viti dolën vetëm "marulet" e turpëshme të prokurorisë.

Ju shikoni prokurorinë në sy, përpara se të shpreheni në lidhje me kërkesat e mia. Shikoni prokurorinë në sy edhe kur juristët e burgut ju thanë qartë se sdonin te shtyhej seanca. Ju lexuat në sytë e prokurorëve dëshirën e juristit te burgut për të "shtyre" seancën derisa kryeministri të gjente raste të ngjashme në Europë se si të
zgjidhi ngërçin e Himarës dhe të ja u bënte gati arsyetimin e vendimit.

Për ju nuk është e rëndësishme dhënia e drejtësisë, pasi duket qartë që ju nuk mundoheni as të duket sikur po jepni drejtësi. Për ju nuk është as e rëndësishme për të respektuar parimet kushtetuese, të një procesi të rregullt ligjor, në asnjë aspekt të tij. Për ju është e rëndësishme që të plotësoni dëshirat dhe të zbatoni urdhërat e
kryeministrit për të mbajtur peng Bashkinë e Himarë.

Në këto kushte një pjesë e prokurorisë dhe Kryeministri besojnë te drejtesia juaj. Ata janë të vetmit tashmë që besojnë dhe thonë që kjo është histori e Belerit me drejtësinë.

fredi beleri

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë